Vetëm në galaktikën tonë janë të paktën 8.8 miliardë planetë të ngjashëm me Tokën. Në këtë përfundim ka mbërritur puna kërkimore disa-vjeçare e një grupi astronomësh të Universitetit Berkeley në Kaliforni të udhëhequr nga Erik Petigura.
Rezultati i studimit është publikuar në revistën “Pnas”. Në bazë të të dhënave të mbledhura nga teleskopi “Kepler” besohet se në Rrugën e Qumështit janë nga 40 deri në 50 miliard yje. Shkencëtarët e NASA-s pranojnë se 22 për qind e këtyre yjeve kanë karakteristikat e Diellit tonë. Nëse këtyre shifrave u shtohet edhe numri i yjeve më përmasa më të mëdha, numri i planetëve që rrotullohen rreth asaj që shkencëtarët e quajnë “zona e jetës”, në yllin përkatës do të shtohej me 20 miliard.“Zona e jetës” quhet orbita e përshkuar nga një planet që ndodhet në një distancë të favorshme nga ylli përkatës që mundëson zhvillimin e jetës.
Sipas studiuesve të universitetit, mendohet që planeti më i afërt me jetë ndodhet rreth 12 mijë vite dritë larg. Petigura dhe kolegët e tij analizuan të dhënat nga 42 mijë yje të ngjashëm me Diellin “ku gjetën” 603 planetë, 10 me diametër sa Toka dhe një ose dy prej tyre që orbitonte në “zonën e jetës”.
Hapi tjetër thonë shkencëtarët, është studimi me anë të teleskopëve të fuqishëm të atmosferës së këtyre planetëve për të kuptuar nëse vërtet janë plotësojnë kushtet jetsore. Pavarësisht këtij rezultati, studiuesit përmbahen duke deklaruar se jo të gjithë planetët e ngjashëm me Tokën mund të kenë jetë.
Leave a Reply