Këtë javë astronomër zbuluan se një ndër fushat më të forta magnetike është gjetur rreth një ylli neutron . Objekti i quajtur SGR 0418, është gjithashtu një magnetar në mësin e yjeve neutron që kanë fusha magnetike të forta .
Yjet neutron janë ajo që ka mbetur nga djegia e yjeve .Ato i nënshtrohen supernovës por nuk bëhen vrima të zeza. SGR 0418 është i vendosur vetëm 6,000 vite drite larg nga sistemi ynë diellor. “Deri këto kohët e fundit, të gjitha indikacionet thonin se kjo magnetar kishte një nga fushat më të dobëta të sipërfaqes magnetike të njohura” tha Andrea Tiengo, autori për revistën Nature. “Kuptimi i këtyre rezultateve ishte një sfidë. Megjithatë, ne dyshonim se tek SGR 0418 fshihej një fushë shumë të fortë magnetike, që arrinte jashtë teknikave të zakonshme analitike. Tiengo dhe kolegët e tij zbuluan një mënyrë të re për të matur variacionet e rrezeve X në mënyrë më të detajuar. Astronomët kanë teleskopin XMM-Neëton të Agjensisë Hapësinore Evropiane për të vëzhguar SGR 0418 dhe gjeti se ajo ka një fushë magnetike jashtëzakonisht të fuqishme
Burimi: http://www.webpronews.com
Leave a Reply