A duhet ta përdorni akoma Windows XP?

Kompjuteri i vjetër i Mae Watson akoma punon mirë. Ajo pyeti nëse duhet të heqë dorë prej përdorimit të Windows xp përpara pranverës së ardhshme. Microsoft do të  ndalojë se mbështeturi Windows xp me 8 prill 2014.Kështu që Windows xp i kanë mbetur dhe 9 muaj !

Fundi i mbështetjes do të thotë fundi i përditësimeve  ku përfshihen edhe përditësimet e sigurisë. Gradualisht Windows xp  do të behet shumë  i pasigurtë.. Autorët Malware duan të përdorin një software  të vjetëruar për PC tuaj – dhe sa më shumë njerëz që janë duke e përdorur një program të vjetëruar, aq  më shumë ata e duan atë. Përveç kësaj një system operativ i vjetëruar  e bën një objektiv më të bukur e tërheqës se sa një system pdf.reader.

‘’Lexuesit e një kohe të gjatë do te më akuzojnë mua për mospërputhje . E mora përsipër këtë subjekt më përpara në 2011 dhe dhashë keshilla të ndryshme , sugjerova që një ndryshim do të ishte një gjë e mirë , por jo e detyrueshme . Gabova! Duket që shumica e popullsisë do të përdorin Windows xp  vitin tjetër dhe me tej , duke e bërë atë gjithnjë e më të rrezikshme.

Tani që unë po ju them të mos  përdorni Windows xp çfarë duhet të bëni? Këtu janë disa sugjerime :

Ju mund të bleni një kompjuter të ri  që me siguri do ta zgjidhë problemin  dhe kompjuteri juaj i ri do të jetë më i mirë se ai që keni patur .Në fakt kjo është një zgjidhje që kushton !

Ose për një zgjidhje më pak të kushtueshme ju mund ta shndërroni Windows XP në Windows 8 apo 7.

Them mund sepse kompjuteri juaj nuk mund ta mbështesë një system të ri operativ . Për ta gjetur shkarkoni dhe instaloni  Windows 8 Upgrade Assistant. Kjo do tju tregojë ju se çfarë ju nevojitet para tranzicionit .

Përfundimisht ju mund të përdorni Linux , i cili nuk ju kushton asgjë! Ju mund të përdorni Linux Ubuntu , të cilin unë e sugjerova më përpara se të thoja se duhet të hiqnim dorë nga Windows XP

Ai instalohet me po të njëjtën mënyre si Windows  duke ju dhënë një system dual –boot  ku ju mund të zgjidhni sistemin operativ’’,-thotë Watson .

Burimi:http://www.pcworld.com