Ç’lidhje Ka Software-i i Lirë Me Arsimin?

maturaLiria e software-it ka një rol veçanërisht të rëndësishëm në arsim. Institucionet arsimore të të gjithave shkallëve do të duhej të përdornin dhe të jepnin mësim Software-in e Lirë ngaqë është i vetmi software që u lejon të përmbushin misionin e tyre thelbësor:

Përhapjen e dijes njerëzore dhe përgatitjen e nxënësve për të qenë anëtarë të denjë të bashkësisë së tyre

Kodi burim dhe metodat e Software-it të Lirë janë pjesë e dijes njerëzore. Përkundrazi, software-i jo i lirë është dije e fshehtë, e kufizuar, çka bie ndesh me misionin e institucioneve arsimore. Software-i i Lirë e përkrah arsimin, software-i jo i lirë e pengon arsimin.

Software-i i Lirë nuk është çështje thjesht teknike; është çështje etike, shoqërore, dhe politike. Është çështje e të drejtave të njeriut të cilat përdoruesit e software-it duhet t’i gëzojnë. Liria dhe bashkëpunimi janë vlerë thelbësore të Software-it të Lirë. Sistemi GNU i ndërthur këto vlera me parimin e ndarjes me të tjerët të gjërave, sepse ndarja i bën mirë përparimit njerëzor.

www.gnu.org