Platforma OpenOffice 4.0, në dispozicion për përdoruesit

Open office4

Fondacioni Softeurik Apache (ASF) ka lajmëruar lëshimin e OpenOffice 4.0 .

Të dy  platformat OpenOffice dhe  LibreOffice janë në dispozicion për shumë sisteme operative, duke përfshirë Linux, OSX dhe Windows, me mundësi shtimi tek sistemet e tjera operative.

Sidoqoftë, asnjëra nuk kanë bërë ndonjë premtim afat-gjatë, për arritjen e versionit në cloud. OpenOffice 4.0 vjen me një ndërfaqe  më moderne të përdoruesit, përmirësime në ndërveprimin me Microsoft Office, mbështetje e përmirësuar grafike dhe përmirësime të tjera.

Ndërfaqja përfshin mbështetje për nivelet skicore docx, mbështetje për ngjyrat në prapavijë nga stili i tabelave në skedarët docx, më tepër pika anësore dhe numra për të shkruar citate në docx dhe mbështetje për ngjyrën e fontit në skedarët pptx.

“Ndërveprimi me Microsoft Office është një prioritet i lartë për projektin,” tha në një deklaratë, Juergen Schmidt, që është Menaxher i Lëshimit të Apache OpenOffice.

“Ne jemi duke punuar shumë për t’u siguruar që përdoruesit tanë munden me sukses të shkëmbejnë dokumente dhe përmbajtjen e tyre me kolegë që vazhdojnë të përdorin Microsoft Office. Në të ardhmen ne planifikojmë që të vazhdojmë përqendrimin tonë në ndërveprimin e dokumentit OOXML.”