Shumë sulme në platformën WordPress, si të mbroheni

Nëse keni ndonjë faqe në platformën WordPress duhet që të bëni ndryshime në mënyrë që të mbeteni të sigurt dhe të paprekur ndaj sulmeve që kanë filluar në mbarë botën.

Ky sulm është i mirë përgatitur dhe organizuar dhe në këto momente janë mbi 100.000 ip adresa të përfshira në këtë sulm.

Nëse keni faqe te ndertuar me  WordPress atëherë urgjentisht duhet te merrni masa per mbrojtjen e tij. Fillimisht nderroni fjalekalimin duke perdorur se paku 10 karaktere, shkronja të mëdha dhe të vogla, gjithashtu dhe shenja speciale (^% $ # & @ *).Simptomat e këtij sulmi janë leximi i ngadalshëm i faqes, ndërfaqe e ngadaltë apo totalisht e papërdorshme, ndërsa disa faqe nuk hapen fare.

Si mund të mbroheni nga këto sulme:

1. Menjëherë ndërroni fjalëkalimin e WordPress-it në ndonjë më të komplikuar, duke përdorur shkronja të vogla, numra dhe shenja

2.Mbroni dosjen “wp-admin”tek  cPanel  “password protected directories”

3.Instaloni plugin për rate login limiting

4.Instaloni w3 Total Cache apo WP Super Cache,  që instalimin e WordPress-it ta bëni më të qëndrueshëm

5. Përdorni CloudFlare,  nga cPanel-i, edhe modeli falas ofron mbrojtje nga këto lloj sulmesh.