3 funksionet e Google Chrome .

Në Google Chrome ndodhen 3 funksione / karakteristika që  ndoshta askush nuk i ka vënë re  ndonjëherë . Këto 3 funksione janë : Other Devices , Recently Closed dhe Web Store.

 1.Other Devices

Një nga aftësitë më të fuqishme të google Chrome është sinkronizimi, jo vetëm faqeruajtëset dhe  fjalëkalimet , por edhe sinkronizimi  për skedat e hapura  ( Ju mund ta bëni këtë nëpërmjet Settings dhe Advanced Settings).

Ose p.sh nëse keni të instaluar Google Chrome në një tjetër PC, të themi , një smartfonë apo tablet , ju mund të përdorni  shfletuesin  e desktop për të hyrë në skedat e hapura në të gjitha pajisjet. Për ta bërë , thjesht klikoni  New tab , me pas klikoni  ne menunë Other Devices  në anën e djathtë në fund të ekranit . Ju do të shikoni një listë të kategorizuar të skedave të hapura nga të gjitha instancat e tjera të shfletuesit tuaj Chrome.

2. Recently Closed

Siç e dini , nëse ju mbyllni aksidentalisht një skedë (tabju mund ta hapni atë fare thjeshtë vetëm duke shtypur

Ctrl-Shift-T.  

Megjithëatë çfarë duhet të bëni nëse ju kërkoni për një skedë që e keni mbyllur kohë më përpara, ose një skedë që nuk ka shumë kohë që ju  e keni mbyllur.

Ajo çfarë ju nevojitet është një listë e skedave të mbyllyra , të cilën Google chrome jua ofron shumë shpejtë. Ne fund të ekranit , djathtas në anë të menusë Other Devices ndodhet menuja Recently Closed.  Klikojeni atë dhe do tju shfaqen linqet e 10 faqeve që ju i keni mbyllur me para.

3. Web Store

 Ka  përdorues të shfletuesit Chrome që nuk e dinë se  Google ofron një bibliotekë të madhe  të aplikacioneve për shfletuesin dhe kjo është e arritshme nëpërmjet Chrome Web Store. Kjo menu ndodhet në të njëjtin vend sic janë menutë e tjera Other Devices dhe  Recently Closed. Klikoni mbi të dhe zgjidhni ato aplikacione që ju dëshironi ti keni në Google Chorme!

 

Burimi: http://www.pcworld.com