Google Glass është një nga ato projektet që edhe deri para disa vitesh, nuk besohej se do të ishte i mundur.
Me anë të një postimi në Google +, motori i kërkimit tregon se do më shumë aplikantë të përfshihen në këtë projekt.
Para disa javësh ekipi Glass pyeti në Twitter dhe G+ se nëse njerëzit do i kishin syzet, atëherë çfarë do të bënin.
Pasi morën kohën dhe i lexuan të gjitha përgjigjet, kompania përzgjodhi disa persona për ti ftuar në qendrat e tyre dhe tu tregojnë për syzet.
Të përzgjedhurit do të duhet të shkojnë në një nga qytetet Nju Jork, San Fransisko apo Los Anxheles për të marrë syzet e tyre të së ardhmes.