“Centre of Microsystems” në Belgjikë ka projektuar lente që do të kenë funksione të njëjtë me “smartphone”-ët.
Në vitet e ardhshme, përdorimi i internetit është i destinuar të zgjerohet në mënyrë eksponenciale. Nëse sot përdoret gjatë orëve të punës, apo gjatë kohës së lirë për të shkëmbyer ndonjë fjalë me miqtë, në të ardhmen e afërt mund të jemi të detyruar të gjendemi vazhdimisht në kontakt me “web”-in. Një provë për këtë janë edhe prototipet e larmishëm që janë prezantuar nga Google, Vuzix, Apple apo Microsoft.
Google Glass, apo i Smart Glasses M100, projektit të syzeve për të pasur internetin sa më pranë realitetit dhe përditshmërisë, do i shtohet edhe një pak a shumë i ngjashëm i ideuar nga Apple. Mirëpo, këto koncepte, që cilësohen si futuriste, mund të konsiderohen që tani “të vjetra”. Po, pasi edhe pse për zhvillimin e eksperimentit mund të duhen vite të tëra, disa shkencëtarë kanë bërë të ditur se kanë realizuar e testuar lente kontakti revolucionare, të pajisura me një mikro-display të integruar. Kjo do t’u japë mundësinë atyre që i mbajnë të bëjnë gjithçka që bëhet me një “smartphone”, direkt me sy. Eksperimentimi i këtyre lenteve speciale nga Centre of Microsystems (Cmst) i Universitetit të Gand në Beligjikë, është vetëm fillimi, por shkencëtarët shprehen optimistë. Testet e kryera deri tani mbi disa lepunj kanë qenë të suksesshme: pas pesë orësh përdorim nuk janë regjistruar shqetësime për kafshët.
Këto lente kontakti janë një risi, por për momentin janë në gjendje të projektojnë në retinën e syrit vetëm 1 pixel. Studiuesit e Universitetit të Gand kanë arritur të fusin në trupin e hollë të lenteve vetëm disa gjysmëkonduktorë transparentë dhe për ta realizuar këtë kanë përdorur grafeninë, material që shfrytëzohet në nanoteknologji. Këto gjysmëkonduktorë mund të transportojnë dritën e dalë nga një udhëheqës i pozicionuar në një pikë jo të shikueshme nga syri. Kështu, lentja mbetet fleksibël, kurse “display” në brendësi të saj mbetet transparent.