Përditësimi i Google Keep.

1 Google po lançon një përditësim për Google Keep, i cili përfshin lajmërimet Google Now dhe një opsion të ri për për foto.Ju  mund të zgjidhni  butonin “remind me” në fund të çdo shënimi dhe të zgjidhni për tu”kujtuar” duke u bazuar në kohë ose vendndodhje” .

Për  kohën ju mund të vendosni një datë dhe kohë specifike , ose një kohë të përgjithshme të ditës p.sh (mëngjesin e nesërm). Për vendndodhjet do të fillojë sugjerimi i vendeve sa më shpejt që ju të shtypni. “Sigurisht ka raste kur planet ndryshojnë. Nëse ju merni një përkujtesë , ju nuk mund të merreni me të , thjesht mund ta përdorni atë në një vend ose kohë kur është e përshtathme për ju”shënon menaxheri i produktit Erin Rosenthal. “Tani është më e lehtë të merrni të gjitha shënimet tuaja duke përdorur opsionin e ri navigacion , që përfshin një mënyrë për të parë të gjitha shënimet tuaja  në një vend. Dhe për ata njerëz që duan më shumë ndarje mes punës dhe shtëpisë së tyre , me anë të këtij opsioni të ri të navigacionit ju mund të kaloni në llogari të  ndryshme “. Përdoruesit tashmë mund të shfrytëzojnë  fotot e tyre ekzistuese për shënimë në Android. Kur ju përdorni ikonën e kameras , ju do të keni opsionin që ju lejon të zgjidhni foto nga galeria juaj. Përditësimi po hapet në Google Play dhe është i disponueshëm në aplikacionin Chrome.

Burimi:http://www.webpronews.com