Javën e kaluar folëm për një aplikacion të ri të Gmail, Tabs , sot do të flasim për një tjetër i cili po përdoret shumë : një dritare e plotë e një mesazhi të ri.
Duke klikuar në butonin Compose në Gmail , ju do të merrni një dritare në të djathtë të ekranit. Tani është opsioni i ri .Në atë dritare të vogël që shfaqet në anën e djathtë të ekranit jane 3 ikona : Minimizoje , Pamje e plotë dhe Mbylle (Minimize , Full Screen , Close).
Duke klikuar Full Screen pra ikonën e mesit ju do të merrni një dritare që është më e zgjeruar se ajo e para por jo e plotë .Përdorimi i fjalës Pamje e Plotë është pak i pasaktë për arsye se dritarja del në pah pak më e zgjeruar dhe duke e errësuar sfondin . Në system ajo shfaqet me këto përmasa 1,920 x 1,080.. Nëse keni një rezolucion të ulët të dritarja mund të duket e plotë. Në fakt të gjithë pëlqejnë që kur të shkruajnë një mesazh dritarja të hapet e plotë dhe fatmirësisht tani është e lehtë të bësh një gjë të tillë.
- Pasi të klikoni Compose shikoni për një shigjetë të vogël në anën e djathtë të dritares Compose.
- Psi ta keni klikuar atë shigjetë zgjidhni Default to full-screen..
Kjo është ! Tani sa herë ta hapni ju do të keni një dritare të Compose më pamje të plotë .
Burimi: http://www.pcworld.com
Leave a Reply