Shumë njerëz e dinë historinë e The Jungle Book nga Rudyard Kipling , por disa mund ta mendojnë si një përrallë e cila mund të bëhet realitet. Megjithatë zyrtarët rusë nuk e pranojnë një gjë të tillë. Kohët e fundit një burrë 20-vjeçar është gjetur në një pyll në Belokurikha, në Siberi.
Ky njeri ka jetuar këtu për më shumë se 15 vjet. Në vitin 1977 familja e djalit vendosi që të linte prapa jetën normale të tyre dhe të shkonin në një vend ndryshe.Ata ndërtuan në një kasolle në pyll dhe jetuan të gjithë së bashku. Burri i gjetur duket sikur mund të flasë pak anglisht , por duket se nuk ka aftësi shoqërore dhe nuk e ka arsimimin e duhur. Pjesa tjetër e familjes nuk i kuptoi asnjëherë arsyet se pse kjo familje kishte shkuar për të jetuar në pyll me fëmijët e vegjël. Edhe pse djali është marrë në pyetje nga zyrtarët rusë , ai përsëri është kthyer në kasollen e tij për tu bërë gati për një dimër të ftohtë e të gjatë Siberian. Shumë banorë të qytetit më të afërt e kanë parë këtë djalë dhe e kanë shqetësuar disa herë duke i bërë pyetje të ndryshme. Djali u dërgua i vogël në pyll dhe për ktë arsye ai nuk mund të identifikohet dhe as të marrë ndonjë ndihmë nga qeveria ruse. Pritet që qeveria t’i nxjerrë një ID djalit dhe ti ofrojë atij ushqim , strehë dhe gjëra të tjera të nevojshme. Mirëpo kjo pritet që të ndodhë pas pak kohësh dhe gjatë kësaj kohë djali do të jetojë në pyll , në kasollen e tij të vogël.
Burimi:http://www.webpronews.com/
Leave a Reply