Edhe në bordin e avionëve më luksoze mund të ketë disa gabime në ushqimin e shërbyer gjatë fluturimit. Për të kapërcyer këtë “paaftësi”, në Kinë vjen restoranti i frymëzuar “Airbus A380”. Resoranti “Chongqing” është projektuar si pjesa e brendshme e avionit me të gjitha detajet, nga karriget dhe deri te dritaret.
Ndryshe nga avioni i vërtetë, restoranti është i fiksuar në tokë, gjë që lejon gatimin e përkryer dhe shërbimin tek klientët me klasë të lartë. Restoranti, i cili ngjan me një avion të madh, premton ushqim të mirë dhe atmosferë fantastike. Në fakt shumë restorante luksoze shpesh studiojnë vende të jashtëzakonshme për të siguruar një darkë të veçantë për mysafirët e tyre.
Restoranti i frymëzuar ambientet e brendshme të avionit, ka një pamje të mrekullueshme, plotë dritë dhe një personel prej 18 njerëzish të trajnuar. Ai ka dimensione të mëdha dhe tavani krijon atmosferën e kubesë e një avioni. Natyrisht që edhe çmimet ndryshojnë nga restorantet e tjera. Tavolina më e shtrenjtë shkon deri në shifrën 1.590 dollarë. Edhe pse të krijohet ndjesia e të qenit në re, ushqimi nuk është si ai i avionëve, por me një shije të mrekullueshme.