Arkitektët kanë ndërmend të përdorin shtëpinë si një qendër e arsimi për të ndihmuar në promovimin e printimit 3D.
Kjo gjë tingëllon si e çuditshme, të besh vetë projektin tënd, të printosh shtëpinë tënde!
Tulla, llaçi dhe ekuipazhi I ndërtimit tashmë zëvendësohen me një ndërtesë e cila e transformon veten nga grafika e ekranit të kompjuterit në botën e vërtëtë , kjo falë teknologjisë së re :printimi 3D.
Kjo ëndërr është ende përtej mundësive , por disa ekipe të arkitektëve anembanë globit janë të angazhuar me përpjekjet për të marrë një hap të madh drejt saj, duke krijuar në botën e parë 3D të printuar. DUS Architects është një nga firmat e përfshiranë këtë project – ajo planifikon që të printojë një shtëpi në kryeqytetin holandez.
Shtëpia nuk do të ketë nevojë për asnjë orendi sepse këtë gjë do ta bëjë të mundur printeri. KamerMaker – është një mrekulli në vetvete. Në Hollandisht përkthehet si “dhomë-krijues”.
Duke përdorur lloje të ndryshme të plastikës dhe të fibrave të drurit, pajisje kompjuterike I tërheq planet dhe i përdor ato për të bërë muret jashtëm të godinës më pas tavanet dhe pjesët e tjera të dhomave të veçanta dhe pastaj në fund mobiljet e saj.
Pjesët do të jenë mbledhur së bashku si një bashkim pjesësh figure të madhe duke u formuar si copa gjigande Lego, dhe përdorimi i kabllove të çelikut “qep” elementet së bashku.
Çdo pjesë është krijuar duke përdorur një proces shtresa-nga-shtresa në të cilën objekte të ngurta formësohen duke u shtypur hollë si “feta” e materialeve të ndërtimit.
Kjo mund të duket si fantashkencë ose një lloj të projekti i pavërtetë fantastik që pritet nga një milioner, por kjo është me të vërtetë një koncept vizionar i arkitektëve idealistë, por ata operojnë me buxhete modeste, fokusi i të cilit është në strehimin social.
Burimi:http://www.bbc.co.uk