NASA ka treguar një imazh të pabesueshëm që tregon ngjyrat e shumta që burojnë nga dielli në gjatësi vale , por nuk mund të shihen nga syri I njeriut! U mundësua nga NASA’s Solar Dynamics Observatory, ose SDO me anë të teleskopit. SDO konverton gjatësitë e valës në një imazh që mund ta shohë syri I njeriut dhe drita është kolorizuar në një ylber me ngjyra. Dukë bërë një foto të diellit më një kamera te thjeshtë , ne do të marrim një imazh të njohur : një disk I verdhë , jo I njëtrajtshëm , diku pak si I kuqërremtë etj. Drita duhet të kalojë nëpër atmosferën e Tokës , duke humbur kështu gjatësi vale blu. Dielli në fakt lëshon një dritë që I përmban të gjitha ngjyrat, por e verdha është ajo më e shndëritshmja dhe ngjyra e vetme që mund të shikojë syri ynë. Kur të gjitha ngjyrat e dukshme vijnë së bashku , shkencëtarët e quajnë këtë “Dritë të Bardhë”.
Ne e shohim spektrin e dukshëm të dritës thjesht sepse dielli është I përbërë nga një gaz I nxehtë, I cili gjithashtu prodhon dritë. Por kur vjen në gjatësi vale më të shkurtra Dielli dërgon rrezet ultravioletë ekstreme dhe rreze X për shkak se është e mbushur me lloje të ndryshme atomi dhe secili prej tyre I jep dritë një gjatësi vale të caktuar kur ata arrijnë një temperaturë të caktuar. Dielli nuk përmban vetëm atome të llojeve të ndryshme si hidrogjen , helium apo hekur , por ka lloje atomesh të ngarkuara elektrikisht , që quhen jone. Edhe jonet u japin dritë gjatësive të valëve, kur ajo arrin një temperaturë të veçantë. Duke analizuar imazhet ne kuptojmë se dielli përbëhet nga gjatësi vale të ndryshme!
Burimi: http://www.dailymail.co.uk/
Leave a Reply