Në përgjithësi Paradokset janë përfundime të papranueshme që burojnë nga arsyetime në dukje të pranueshme.
Paradoksi i Gënjeshtarit (antinoma e Epimenidës)
Analizoni frazën
“UNË PO GËNJEJ”
- Nëse ai që po shqipton këtë frazë thotë të vërtetën, atëherë ai po gënjen ?!
- Nëse ai që po shqipton këtë frazë thotë një gënjeshtër atëherë ai nuk po gënjen?!
Paradoksi i Zhurdenit
- Në faqen e përparme të një karte është shkruar: “Pohimi që ndodhet prapa kësaj karte është i vërtetë”
- Ndërsa në anën e prapme është shkruar: “Pohimi që ndodhet prapa është i gënjeshtërt”. CILI POHIM ËSHTË I VËRTETË?
Po ta konsiderojmë të vërtetë pohimin e parë atëherë del i vërtetë edhe pohimi i dytë rrjedhimisht pohimi i parë është i gabuar. Njëlloj edhe e kundërta.
Leave a Reply