Kuptimi i Bashkësisë. Ushtrime dhe udhëzime

Ushtrime dhe udhëzime

1. Tregoni disa elemente të bashkësive:

A-Bashkësia e numrave natyrorë njëshifror

B-Bashkësia e numrave natyrorë shumfisha të numrit 3

C-Bashkësia e shteteve ballkanike

D-Bashkësia e nxënësve të klasës që nuk dinë shqip

E-Bashkësia e zanoreve të fjalës “matematika”

2.Për sejcilën nga bashkësitë e ushtrimit 1 tregoni nëse është e fundme e pafundme apo boshe.

3. Tregoni shembuj bashkësishë të fundme , boshe  dhe të pafundme.

4.Shqyrtoni bashkësitë e mëposhtme

   A={5,10,15,20,25,30,35,40,45}

   B={-4,-3,-2,-1}

   C={dh,gj,llnj,rr,sh,th,xh,zh}

   D={-2,-1,0,1,2,3}

Shprehni me fjalë cilësinë karakteristike për sejcilën bashkësi.

5.Për bashkësitë:

C=\left \{ x\epsilon Z|x<5 \right \} , C=\left \{ x\epsilon N|x<5 \right \} , C=\left \{ x\epsilon N|x\vdots 4 \right \}, C=\left \{ x\epsilon N|x\vdots 5\wedge x<10 \right \}C=\left \{ x\epsilon N|x^{2}=-1 \right \}  Tregoni cila është e fundme, e pafundme, boshe. Tregoni mjedisin dhe cilësinë karakteristike për sejcilën.

6.Jepni shembuj bashkësishë të barabarta.

7. Tregoni se bashkësitë A=\left \{ x\epsilon Z|x^{2}\vdots 3 \right \}  dhe B=\left \{ x\epsilon Z|x\vdots 3 \right \}  janë të barabarta.