Përkufizimi: Dy trekëndësha quhen të ngjashëm nëse kanë këndet përkatësisht kongruente dhe brinjët homologe të përpjesshme.
Raporti i perimetrave të trekëndëshave të ngjashëm është i barabartë me koeficientin e ngjashmërisë.
Raporti i sipërfaqeve të trekëndëshave të ngjashëm është i barabartë me katrorin e koeficientit të ngjashmërisë.
Rastet e Ngjashmërisë së trekëndëshave. KUSHTE TË MJAFTUESHME
Rasti i parë: Nëse dy kënde të një trekëndëshi janë kongruentë me dy kënde të një trekëndëshi tjetër atëherë trekëndëshat janë të ngjashëm.
Rasti i dytë: Nëse dy brinjë të një trekëndëshi janë të përpjesshme me dy brinjë të një trekëndëshi tjetër, dhe këndet që formohen prej tyre janë kongruentë atëherë trekëndëshat janë të ngjashëm.
Rasti i tretë: Nëse tri brinjët e një trekëndëshi janë të përpjesshme me tri brinjët e një trekëndëshi tjetër atëherë trekëndëshat janë të ngjashëm.
Dy drejtëza që presin një bashkësi drejtëzash paralele, caktojnë në to segmente të përpjesshëm. (si në figurë).
Leave a Reply