Trigonometri. konceptet kryesore.

trigonometri1Përkufizimet e funksioneve trigonometrike në trekëndëshin kënddrejtë.

1.sinus i këndit alfa është numri i barabartë me raportin e gjatësive të katetit përballë tij me hipotenuzën.

2.kosinus i këndit alfa është numri i barabartë me raportin e gjatësive të katetit anëshkruar tij me hipotenuzën.

3.tangenti i këndit alfa është është numri që jepet nga raporti i sinusit me kosinusin e tij.

4.kotangenti i këndit alfa është numri që jepet nga raporti i kosinusit me sinusin e tij.

trigonometri2Përkufizimet e funksioneve trigonometrike në gjysëmrrethin trigonometrik.

1.sinus i këndit alfa quhet numri i barabartë me ordinatën e pikës M

2.kosinus i këndit alfa quhet numri i barabartë me abshisën e pikës M

Teorema e kosinusit

Në çdo trekëndësh katrori i njërës brinjë është i barabartë me shumën e katrorëve të du brinjëve të tjera minus dyfishin e prodhimit të tyre me kosinusin e këndit ndërmjet.

Teorema e sinusit

Në çdo trekëndësh, raporti i sejcilës brinjë me sinusin e këndit përballë saj, është konstant i barabartë me diametrin e rrethit të jashtëshkruar trekëndëshit.

trigonometri3Formula për sipërfaqen e trekëndëshit: 1) S=\frac{1}{2}b\cdot c\cdot sin\alpha; 2)S=\frac{abc}{4R} ; (R rrezja e rrethit të jashtëshkruar trekëndëshit)

3)S=\sqrt{p(p-a)(p-b)(p-c)}  (ku p është gjysma e perimetrit të trekëndëshit)