Afroni më tepër imazhet në Google Maps

Ka nje menyre te “fshehte” per te afruar imazhet ne google maps. Gjeni zonen qe doni te zmadhoni dhe afrojeni deri ne maksimumin e mundshem.

Pasi të keni zmadhuar hartën në maksimum (pa kaluar tek Street View), klikoni butonin e linkut që ndodhet në krah të butonit të printimit në të majtë të hartës.

Kopjoni linkun dhe vendoseni atë tek fusha e adresës të shfletuesit, por mos shtypni enter. Më pas vendosni kursorin në fund të URL-së, e cila duhet të jetë “&z=20” ose diçka e ngjashme.

Numri në fund tregon nivelin aktual të zmadhimit.Ndryshojeni atë duke vendosur një numër më të madh dhe nëse Google Maps e suporton atë nivel afrimi atëherë ju do keni mundësi të shihni më afër zonën e zmadhuar.

Keni parasysh se sa më shumë të afroheni aq më të turbullta duken imazhet