Fizikani i njohur i këshillon banorët e Tokës të marrin arratinë nga planeti

Astrofizikani i njohur britanik Stephen Hawking, një nga dhjetë gjenitë e kohës sonë, mendon se njerëzimi duhet të eksplorojë urgjentisht planete të tjera. Përndryshe njerëzit nuk do të mbijetojnë dot as për 1000 vjet.

Sipas mendimit të shkencëtarit, njerëzit nuk duhet të “fshihen” në Tokë, por duhet të përhapen në hapësirën kozmike. Shkencëtari nuk përjashton ekzistencën e jetës biologjike në zonat e thella të Universit, por beson se kontakti me këto forma të panjohura jete do t’i sjellë vuajtje njerëzimit.

“Ne duhet të kuptojmë fillimisht se si funksionon Universi dhe vetëm pas kësaj do të mund ta kontrollojmë atë. Shikoni më shpesh yjet dhe jo atë çka ndodhet nën këmbët tuaja”, – tha fizikani i madh