Heliosfera dhe kufijtë e sistemit diellor

Heliosfera, ajo shtresë e hapësirëts që ndikohet nga Dielli, është një mënyrë për të përcaktuar kufijtë e sistemit tonë diellor. Imazhet e dërguara në Tokë nga anija ndërplanetare Eksplorër, e njohur si IBEX, u kanë krijuar mundësi shkencëtarëve të përcaktojnë për herë të parë shtrirjen e heliosferës. Korrespondentja e Zërit të Amerikës, Suzanne Presto sjell më shumë hollësi.   

Nëse keni parë ndonjë herë ndonjë kometë që lëviz me shpejtësi ose imazhe të një komete, keni vënë re se ajo ka bisht. Shkencëtarët kanë menduar se edhe sistemi ynë diellor ka bisht, por ata e vërrejtën atë për herë të parë.
 Eric Christian, shkencëtar i misionit të IBEX-it në Qendrën e Fluturimeve të Hapësirës Goddard të NASA-s në Meriland, thotë se shkencëtarët kanë parë bishta edhe rreth yjeve të tjerë.

“Ne e dimë se Dielli lëviz në raport me gazin ndëryjor, prandaj ne kishim menduar se ai kishte bisht, por kjo është në fakt hera e parë që ne marrim të dhëna për formën e këtij bishti”.

Shkencëtarët e përshkruajnë formën e këtij bishti si gjethe katër fletëshe karafili që ka marrë këtë formë si rezultat i erës diellore, materiali që lëviz me shpejtësi nga dielli. Era diellore lëviz më shpejt kur fryn nga polet e diellit dhe më ngadalë kur vjen nga ekuatori. Shkencëtarët mendojnë se bishti e merr formën nga kombinimi i pjesëzave që lëvizin shpjet dhe ngadalë.

David McComas është vëzhguesi kryesor i IBEX-it dhe ndihmës nën president për shkencën dhe inxhinierinë e hapësirës në Institutin e Kërkimeve Jugperëndimore në Teksas.

“Gjatësia e bishtit është një nga gjërat  që ne nuk e matim mirë, sepse ne heqim një vijë të asaj që shikojmë, bëjmë matje të integruara nga brenda jashtë që janë esencialisht jo të lehta për të matur gjatësinë”.

Vëzhguesi McComas thotë se shkencëtarët mund të bëjnë përllogaritje basuar në pjesëzat që vëzhgojnë dhe ata mendojnë se bishti zgjatet dhe evaporon gjatë një distance prej ndoshta 160 miliardë kilometrash. Zbulimet rreth bishtit të sistemit diellor u publikuan në numrin e 10 korrikut të Revistës së Astrofizikës.(VOA)