Tani ju mund të keni një foto të përsosur ajrore , pa hipur në ndonjë avion
, vetëm më këtë kamera që mund të hidhet në ajër! Kamera është me 36 objektiva , gjë e cila ju lejon që të merrni 36 foto nga një shkrepje dhe këto foto janë të ndryshme nga njëra-tjetra! Është projektuar që të hidhet në ajër , dhe kur të arrijë shpejtësinë e saj maksimale të ndalojë për shumë pak çaste dhe të kapë fotografi të ndryshme! Kjo kamera është krijuar nga një website , kushton $499 dhe është kamera e parë e cila mund ti kalojë 100 megapixels.
Pasi ta hidhni kameran në formë topi në ajër ,36 fotot e shkrepura do të kalojnë në smartphone-in tuaj , ku ju mund ti editoni. Kjo kamera është bërë nga një plastikë e pastër dhe e ashpër dhe peshon 300g.
Burimi:http://www.dailymail.co.uk
Leave a Reply