Kingsoft Office mund të jetë alternativa më e mirë e Microsoft Office

Kingsoft Office mund të konsiderohet si një prej kloneve më të mira pa pagesë të Mirosoft Office. Aktualisht Kingsoft ka lëshuar paketën Office Free 2013 për sistemin Windows e cila përmban tre module: Writer, Spreadsheets dhe Presentations që korospondojnë me Word, Exel dhe PowerPoint.

Arsyet që e bëjne këtë paketë të qendrojë në krye të listës së alternativave të Microsoft Office janë:

1.Struktura është shumë e qartë dhe dizajni është i këndshëm. Është e vërtetë që kjo paketë pa pagesë ka huazuar një pjesë të mirë të elementeve në ndërfaqen e Microsoft Office 2003. Bëhet fjalë për të njëjtët elemente që mund të hasen edhe tek alternativat e tjera si: LibreOffice, OpenOffice etj.

2.Në versionin e fundit Kingsoft ofron disa versioni dizajni për përdoruesit: “2013 Elegant Black”, “2013 Water Blue” dhe “Classic Style”.

3.Një prej avantazheve të Kingsoft krahasuar me Microsoft është përfshirja e tab-ve për dokumente të ndryshme që do të thotë se kur keni disa dokumente të hapura nuk kaloni nga njëra dritare në tjetrën, por thjesht kërkoni tek tab-et e hapura.

4.Kingsoft përfshin gjithashtu mjetin e përshtatjes së paragrafëve që do të thotë se përdoruesi mund të veprojë brenda paragrafit dhe të modifikojë hapësirën midis rreshtave shumë lehtësisht. Mund ta shkarkoni në adresën http://www.kingsoftstore.com/download-office