Ndërtoni aplikacione pa pagesë me LiveCode 6.0

Më përpara ndërtimi i aplikacioneve ishte diçka që mund të bëhej vetëm nga profesionistët dhe programuesit e mirëfilltë. Me zhvillimin e platformave që stimulojnë të gjithë njerëzit, pothuajse çdo njeri ka mundësi të arrijë të sjellë në realitet një ide për një aplikacion. Gjatë viteve të fundit kemi parë BuildAnApp apo Google’s App Inventor për Android, që  kanë nxitur të pasionuarit e aplikacioneve mobile të ndërtojnë të tilla.

Tani së fundmi, me ndryshimet e bëra, edhe LiveCode i bashkohet kësaj librarie.

LiveCode ka qenë tradicionalisht i disponueshëm vetëm si një mjedis zhvillimi me pagesë, por javën e kaluar ka lançuar për herë të parë versionin e parë pa pagesë, njëkohësisht edhe “open-source”. Nëse keni një ide për një aplikacion mobile, në desktop apo në server, LiveCode 6.0 mund të jetë mjeti për të cilin keni pritur. LiveCode 6.0 vjen si rezultat i një fushate mjaft të suksesshme në Kickstarter, përmes së cilës është financuar versioni open-source.

Shënjestra janë: iOS, Android, Mac, Windows, Linux, dhe serverat. Versioni komercial i LiveCode ofron një ndërfaqe përdoruesi grafike mjaft intuitive, funksionalitetet drag-and-drop si dhe programim në gjuhën e përditshme anglisht.

Aplikacionet e ndërtuara në LiveCode shkruhen njëherë dhe shpërndahen shumë shpejt në të gjitha platformat popullore mobile, desktop apo ato server. Çmimi vjetor është 500 $.

Për ata që kanë nevojë për ndihmë, LiveCode ofron edhe video apo dokumentime që tregojnë punën hap pas hapi, njëkohësisht edhe shembuj aplikacionesh apo kode. Për momentin, lançimi i ri mund të shkarkohet pa pagesë nga faqja e kompanisë.(http://www.runrev.com/products/Open-Source/Community-Edition-Overview/