Piramidat e humbura të Egjiptit gjenden në Google

Disa kodra prej rëre të zbuluara në shkretëtirën egjiptiane duke përdorur Google Earth, mund të jenë vendi i piramidave të humbura.  Arkeologia amerikane Angela Micol zbuloi dy zona përgjatë bregut të Nilit, 90 kilometra larg njëra-tjetrës, të cilat kanë një formë të pazakontë. Ka pasur rezistencë nga arkeologët e tjerë rreth asaj se a ishte e vërtetë  gjetja piramidave të panjohura, por tani një studim paraprak në terren duke përdorur harta të lashta  thonë se vendndodhja mund të jetë e saktë. Micol bëri zbulimin në shtëpinë e saj në Karolinën e Veriut vitin e kaluar, pasi kishte kontrolluar imazhet në Google Earth për një dekadë.

Ajo shtoi se tani janë zbuluar disa shpella nga gërmime paraprake në vend, të cilat janë 12 kilometra nga qyteti i Ebu Sidhum. Nëse kjo gjë është e vërtetë atëherë ajo mund të jetë piramida më e madhe e zbuluar ndonjëherë.   Ajo ka zbuluar gjithashtu se piramidat janë të etiketuara si piramida në një numër të rralle hartash antike,-raporton Discovery News.

Pretendimi i jashtëzakonshëm i Micol ka tërhequr kritika nga një numër i autoriteteve arkeologjike dhe gjeologjike të cilët ishin skeptikë se një mjet si Google Earth mund të çojë në një zbulim të vërtetë.

Micol tha: “Pas kesaj , unë u kontaktova nga një çift egjiptian i cili pretendonte që të ketë referenca të rëndësishme historike për të dy faqet. ‘
Mbledhësit e hartave të ndryshme , Medhat Kamal El-Kady, ish-ambasador dhe gruaja e tij  Haidy Farouk Abdel-Hamid, nje ish-këshilltare e presidencës egjiptiane  thatën se formacionet e gjetura nga Micol ishin të etiketuara si piramida në harta të ndryshme antike . Ata thanë se kanë 34 harta dhe 12 dokumente të shkruara nga shkencëtarët , të cilat vërtetojnë hipotezate ngritura nga Micol.

Një nga hartat ishte e vizatuar nga inxhinieri Napoleon Bonaparti. Çifti tha se  piramidat  do të jenë më të mrekullueshmet që njerëzimi ka njohur deri me sot. Megjithatë, Mohamed Aly Soliman, i cili drejtoi ekspeditën paraprake pranë Ebu Sidhum, tha se kodrat janë bërë nga shtresa të ndryshme që nuk i përkasin peizazhit përreth, duke sugjeruar se ato ishin bërë qëllimisht nga egjiptianët, duke u përpjekur për të varrosur një strukturë.

Burimi:http://www.dailymail.co.uk