Printerat tre dimensionalë

Imagjino të kesh një ide, ta vizatosh në letër, dhe pastaj ta marrësh letrën në një dyqan për të kërkuar që ai vizatim të kthehet në një objekt fizik brenda disa orëve. Kjo tashmë është e mundshme për blerësin e thjeshtë me ndihmën e printerave 3 dimensionalë, shkurt 3D.

Këto aparatë më parë përdoreshin vetëm nga universitetet dhe korporatat e mëdha, por tani, dyqanet që ofrojnë shërbimet e printerave 3D po përhapen nëpër Shtetet e Bashkuara për këdo që dëshiron të shohë idenë e tyre të kthyer në realitet.

Përfytyroni një vend ku njerëzit mund të shkojnë me idetë e tyre, me një vizatim të thjeshtë, dhe ta shndërrojmë atë vizatim në një objekt 3 dimensional.
Burimi VOA