Roboti i parë që flet në hapësirë.

Një astronaut robot  i quajtur Kirbo  ka krijuar historinë botërore duke u bërë  roboti i parë që flet në hapësirë. Humanoid i gjatë japonez 13-inch  ka qenë në bordin e Stacionit Ndërkombëtar të Hapësirës që nga 10 gushti dhe ka bërë transmetimin nëpërmjet një lidhjeje me anë të videos  .Ai tha”Më 21 gusht 2013 një robot mori një hap të vogël drejt një të ardhmeje për të gjithë . Mirëmëngjesi të gjithëve në Tokë. Po ju flet Kirbo . Une jam roboti i parë astronaut që mund të flas. Gëzohem që u njohëm  !”

Kirbo vazhdoi se një anëtar i ekuipazhit rezervë , i quajtur Mirata , po siguronte mbeshtetje për Tokën . Ai tha “Mirata , ju lutem rrini mënjanë. Unë tani do të dërgoj një foto në tokë”. Mirata është një markë e  ngjashme dhe homologu robot për Kirobo, bazuar në Qendrën e Kërkimeve të Tokios për Shkencë dhe teknologji të përparuar.Kirbo është 34cm i gjatë (13-inch) dhe peshon rreth 1kg. Ai  u zbulua për herë  të parë në një konferencë në qershor. Menaxheri i projektiti Yorichika Nishijima  tha” Rusia ishte e para që mbërriti në hapësirë, US ishte e para që mbërriti në hënë  dhe ne dëshirojmë që Japonia të jetë e para që do të dërgojë një robot astronaut në hapësirë”.Roboti humanoid u krijua nga Tomotaka Takahashi.  Është një bashkëpunim ndërmjet reklamave , kompanisë PR Dentsu  , Qendrës Kërkimore për Shkencë dhe teknologji të avancuar, Universitetit të Tokios , Robo Garage dhe korporatës  Toyota Motor. Toyota siguroi softuerin e njohjes së zërit  dhe po planifikon që të përdorë të njëjtin model të Kirbo në robote të tjera. Kirobo u lëshua në hapësirë ​​në bordin H-IIB Launch Vehicle nr 4 nga Tanegashima ,Qendra Hapësinore e  Japonisë ,më 4 gusht. Ai kaloi 6 ditë n ëorbitë para ekuipazhit të Stacionit Hapësinor Ndërkombëtar dhe përdori një krah robotik për ta hequr atë nga kapsula e nisur.

Burimi:http://www.dailymail.co.uk