Toka në Alarm, temperatura është gjithmonë në rritje dhe niveli i detit gjithnjë dhe më i lartë.

Është vërtet një alarm Real raportet e para të  IPCC OKB-së mbi ndryshimet klimatike që do të përfshijnë Tokën në vitet e ardhshme.

Temperatura mesatare e Tokës është 0.3 gradë sot dhe mbahet nën vëzhgim të vazhdueshëm nga ana e organizatave të ndryshme që monitorojnë atë, por sipas parashikimit të IPCC deri 2100 rritja do të jetë eksponenciale, duke arritur në 4.8 gradë. Një shifër e lartë, e cila do të sjellë ndryshimin e klimës në botë.

Alarmi është dhe për detet. Këtu të dhënat janë edhe më shqetësuese, sepse Raporti i IPCC ka vlerësuar se niveli i detit, sot me 26 cm deri në vitin 2100 do të arrijë pragun prej jo më pak se 82 cm. Një kërcim dramatik përpara, i cili nëse konfirmohet do të rrezikonte qytete të tëra që janë pranë detit ose vendosur edhe në ujë. Faji, sipas eksperimenteve, por edhe në bazë të konkluzioneve të përbashkëta, është njeriu me aktivitetet e tij, shpyllëzimi dhe emisionet e dioksidit të karbonit të vazhdueshme dhe masive që shkatërrojnë atmosferën dhe mjedisin natyror.