Në dyqanin e aplikacioneve online për pajisjet e Apple (App Store), ka dy javë që është shtuar edhe një aplikacion i ri me emrin Abetare. Ky projekt është punuar nga kompania “Trrak”, themelues i së cilës është Burhan Islami.
Qëllimi i këtij projekti është që të ndihmojë fëmijëve të moshave 2-10 vjeçare të mësojnë shkronjat, lidhjen e tyre në fjalë, përvetësimin në shkrim si dhe të luajnë në të njëjtën kohë. Ky aplikacion ka mënyra interaktive të mësimit të shkronjave të gjuhës shqipe, kuicin, pjesën për ngjyrosje, mundësi të ushtrimit të shkrimit etj.
Poashtu kjo është një mundësi e mirë për fëmijët e bashkatdhetarëve tanë në diasporë, për të cilët ndoshta është mënyra e vetme për të mësuar shkronjat shqip.
Aplikacioni Abetare është i pari dhe i vetmi, i këtij lloji në App Store. Atë mund ta gjeni në linku ABETARE SHQIP
(botasot.info)
Leave a Reply