Twitter është një rrjet social online dhe një shërbim mikroblog , i cili u lejon përdoruesve të dërgojnë dhe lexojnë “tweets” , mesazhe të shkurtra deri në 140 karaktere.
Përdoruesit e regjistruar mund ti dërgojnë dhe lexojnë këto “tweets” , ndërsa ato përdorues që nuk janë të regjistruar vetëm mund ti lexojnë. Përdoruesit hyjnë në Twitter përmes faqes twitter.com
Ka bazën në San Francisko dhe ka zyra në New York , Boston dhe San Antonio. Twitter është krijuar në mars të vitit 2006 nga Jack Dorsey dhe në korrik të atij viti faqja ka hyrë në përdorim.
Kjo faqe fitoi popullaritet shumë shpejt me 100 milion përdorues të regjistruar në vititn 2012, të cilët postojnë 340 tweets çdo ditë. Në twitter gjithashtu trajtohen 1.6 miliard pyetje në ditë dhe është një ndër 10 faqet më të vizituara . Ai është quajtur si SMS i internetit .
Twitter është bërë ndërkombëtarisht i identifikueshëm nga logoja e tij me shpend. Logoja e tij origjinale ishte në përdorim nga marsi i vitit 2006 deri në shtator të vitit 2010. Një version i modifikuar doli më i suksesshëm, kur iu nënshtrua ridizenjimit të parë.
Tweets publikohen dhe mund të jenë të dukshme ose për të gjithë ose vetëm për ata persona që ti dëshiron. Përdoruesit mund të “cicërojnë”(tweet) nëpërmjet website Twitter me anë të aplikacioneve të jashtme qe janë të përputhshme ose nga sherbimi i mesazheve të shkurtra (SMS) në dispozicion vetëm në disa vende.
Ndërsa shërbimi është falas , dërgimi i tweets nëpërmjet SMS , mund t’iu bëjë që të paguani tarifat e telefonise ofruese. Përdoruesit mund të mbishkruajnë në tweets e përdorusve të tjerë –kjo njihet si ndjekje (follow) dhe mbishkruajtësit njihen si ndjekës (followers ose tweeps).
Përdoruesit mund të kontollojnë njerëzit që nuk u kanë nënshkruar ndonjëherë në Twitter (unfollowing) nëpërmjet shërbimeve në twitter.Përveç kësaj përdoruesit kanë mundësinë dhe ti bllokojnë ata që i kanë ndjekur(followers).Twitter i lejon përdoruesit për të përditësuar profilin e tyre nëpërmjet telefonit celular, ose mesazheve me tekst, ose nga aplikacione të caktuara të cilat janë vetëm për smartphonë dhe tabletë.
Një rrjet social si twitter sillet rreth parimit të pasuesve. Kur ju zgjidhni që të ndiqni një përdorues tjetër të Twitter , shkrimet e atij përdoruesi (tweets) do të shfaqen në mënyrë kronologjike në faqen tuaj kryesore të Twitter. Nëse ndiqni 20 përdorues atëherë në faqen tuaj të Twitter ju do të shihni një përzierje të të gjitha shkrimeve nëpër faqe, rekomandime muzike, të reja të ndryshme, lidhje të reja interesante etj.
Përdoruesit mund të grupojnë postime të ndryshme në varësi të temës –fjalët ose frazat që kanë përpara shenjën #. Në mënyrë të ngjashme shenja “@” e ndjekur nga një emër përdoruesi përdoret për t’iu përgjigjur përdoruesve të tjerë (@theusername …..).
Për të ripostuar një mesazh nga një përdorues tjetër i Twitter dhe për ta ndarë atë me ndjekësit e vet funksioni i retweet është i simbolizuar nga “RT” te mesazhi. Me anë të SMS përoruesit mund të komunikojnë nëpërmjet 5 numrave për Shtetet e Bashkuara US, Kanadanë, Indinë, Zelandën e Re dhe Isle of Man, bazuar në numrin për përdorim ndërkombëtar. Gjithashtu është dhe një kod i shkurtër për në UK , i cili është i arritshëm vetëm për rrjetet Vodafone, OS dhe Orange.
Një fjalë, frazë apo temë që është etiketuar në një normë më të madhe se etiketimet e tjera quhet trending topic. Trending Topics bëhen të populluara për arsye se bëjnë shumë përdorues të flasin për atë temë . Këto tema bëjnë që përdoruesit te jenë në kontakt me botën dhe të marrin lajmet më të reja.
Ka mjete të ndryshme që shërbejnë për të shtuar përmbajtjen për ta monitoruar atë dhe bisedat duke përfshirë Telly(shpërndarjen e videove , emrin e vjetër Twitvid). Në qershor të vitit 2008 Twitter filloi një program të verifikimit duke i lejuar të famshmit që llogaria e tyre të verfikohet .
Twitter ka aplikacion për iPhone, iPad, tablet Android, Windows, Black Berry dhe Nokia S40. Mesazhet në Twitter janë publike por ju mund të dërgoni edhe mesazhe private. Twitter grumbullon informacionin personal rreth përdoruesve dhe e ndan atë me pjesën e tretë. Adresat më të vjetra të twitter janë 14 adresat të cilat u aktivizuan më 21 mars të vitit 2006 dhe të gjitha u përkasin të punësuarve të Twitter @jack (Jack Dorsey), @biz (Biz Stone) and @noah (Noah Glass) .
Burimi: http://en.wikipedia.org
Leave a Reply