Apple është një ndër kompanitë më të mëdha në botë falë telefonave të saj. iPhone dhe iPad janë dy pajisjet e Apple, më të shiturat në botë.
Tani Apple po kërkon një gjë tjetër madhështore dhe mund ta ketë gjetur atë. San Francisco Chronicle raporton se Apple ka aplikuar për një patentë që do të lejojë përdoruesit të zhbllokojnë telefonat e tyre duke u bazuar në sinjale unike elektrike të zemrës së tyre. Apple është në kërkim të kësaj metode si një identifikues i besueshëm biometrik. Teknologjia fillimisht do të shfaqet në smartfonë. Kompania do ta përdorë këtë teknologji për të parashikuar sulmet e zemrës. Në këtë teknologji do të punojë krijuesi i THX Tomlinson Holman, dhe do të lejojë përdoruesit të dallojnë presionine tyre të gjakut dhe funksionimin e zemrës, pa patur nevojë për të shkuar te doktori , pra vetëm nëpërmjet smartfonit të tyre.
Burimi:http://www.webpronews.com/
Leave a Reply