Shfaqja e qetë e Diellit në qiellin tonë, fsheh natyrën e tij të vërtetë prej një topi të nxehtë me trazira të vazhdueshme.
Në të vërtetë ai është një rrjet kompleks , i padukshëm për syrin tonë , me qeliza me plazmë të ngrohtë dhe të ftohtë. Këto imazhe të shfaqura poshtë titullit “Dielli si Art” tregojnë një seri të vëzhgimeve shkencore të kryera nga SOHO për të kuptuar yllin tonë! Një imazh , i cili duket më shumë, si një pikturë abstrakte tregon 60 kornizat e marra nga spektometri ultravilet SUMER në SOHO për 10 minuta. Një kornizë e vetme ishte marrë për 10 sekonda. Imazhet ekstreme ultraviolet të marra nga anija SOHO vijnë në tokë bardh e zi. Më pas ato janë bërë me ngjyra për një identifikim më të lehtë.
Burimi:http://www.dailymail.co.uk
Leave a Reply