FitBolt ju ndihmon me këshilla për shëndetin tuaj

Web/Chrome/Firefox/Windows: Nuk ka rëndësi se sa herë e dëgjojmë që qëndrimi ulur tërë ditën është duke na “mbytur” neve, gjatë një dite të lodhshme pune është e vështirë të mbahet në mend marrja e pushimeve për të cilat mund të kemi nevojë.

FitBolt është një shtojcë e mençur për shfletues uebi dhe desktop që jo vetëm iu rikujton që të bëni disa pushime të shkurta, por ju tregon edhe kur t’i bëni ato.

Çdo 30 minuta (ose sipas shpeshtësisë që keni zgjedhur ju), FitBolt do të shfaqë një rikujtues dhe do të ofrojë një ushtrim të shpejt (për shembull, 30 sekonda pompa) ose një zgjatje të lehtë.

Këto lloje të njoftimeve janë të përfshira në aplikacionin pa pagesë, por ju mund të abonoheni në planin premium (3 dollarë në muaj) për të shtuar rikujtesën për qëndrimet/ergonomikën, mirëqenien, ushqimin dhe rikujtues të tjerë për shëndetin. Rikujtuesit ndryshojnë varësisht nga koha e ditës, parapëlqimet e juaja dhe faktorë të tjerë.

Kështu, për shembull, FitBolt do t’iu rikujtojë që të hani diçka (dhe ju sugjeron ndonjë gjë për të ngrënë) ku ju mund të keni më tepër nevojë.

FitBolt ndjek edhe aktivitetin tuaj në një panel dhe mund të lidhet me mjetet e tjera ndjekëse: FitBit, RunKeeper dhe Dailymile.

Aplikacioni për desktop punon në platformën Pokki për Windows. Ka aplikacione të shumta rikujtuese, ky është mjaft i mirë sepse kombinon këshillat për shëndetin dhe ushtrimet, së bashku me informacione. Nëse jeni të interesuar që ta përdorni, atëherë mund të vizitoni këtë. (PCWorld Albanian)