Makina e Google.

Në vend që të dizenjojnë makina të tjera ,ato do të prodhojnë markën e tyre.Kompania e Google, ka nisur të prodhojë makina të cilat nuk kanë nevojë për shofer.

Kjo makinë do të përmbajë vetëm një buton për ta ndezur dhe për ta fikur dhe as pedale e as timon. Google shpreson se gjatë këtij viti do të prodhojë 100 makina të tilla. Këto makina do të jenë të thjeshta dhe të lehta për përdorim me shpejtësi deri në 40km/h, por mendohet se mund të krijojnë më tepër trafik. Forma dhe dizenjimi i tyre është mjaft i bukur dhe interesant,- një fytyrë që qesh!
Burimi: http://www.dailymail.co.uk