Një zbulim i madh në energjinë e qëndrueshme dhe dizajnin e makinnave. Një ekip inxhinierësh ka ndërtuar makinën e parë me energji diellore. Ekipi holandez ka krijuar makinën e parë me ‘energji pozitive’ cka do të thotë se ajo prodhon më shumë energji se sa përdor.
Makina ka hapësirë të mjaftueshme për një familje prej katër personash. Duke përdorur panele të mëdha diellore që janë vendosur në çatinë e makinës, ‘Stella’ mund të udhëtojë 250 kilometra me ngarkesë dhe deri në 420 kilometra kur është pa ngarkesë.
Makinë peshon 380 kg, një peshë më e vogël se mesatarja e makinave elektrike. Menaxher i ekipit, Lex Hoefsloot, shprehet se për shkak se makina mund të qëndrojë 90 përqind të kohës përballë shtëpisë apo zyrës tuaj, atëherë ajo prodhon më shumë energji sesa shpenzon. /albeu.com/
Leave a Reply