Ekranet me prekje në smartphonë, janë shumë efikasë, por ndonjëherë gishtat të ngatërrohen kur luan ndonjë lojë apo kur po shikon në mënyrë të detajuar ndonjë dokument.
Shpikësit në Minneapolis e kanë zgjidhur këtë problem , duke transformuar anën e pasme të mbështjelljes së smartphone në një mbështjellje e cila gjithashtu reagon ndaj prekjes. Kjo bën që i gjithë iPhone të reagojë ndaj prekjes.
Mbështjellja mbrojtëse do të lejojë përdoruesit të bashkëveprojnë me aplikacionet e zgjedhura duke përdorur vetëm atë, kështu ata do të kenë një pamje të qartë të ekranit.Një version për iPhone 5 dhe iPhone 5s është vendosur të dalë në shitje në verë për $ 99 (£ 60).
Është projektuar për tu përdorur nga njerëz që pëlqejnë të luajnë me lojëra të ndryshme , njerëz të mediave sociale dhe bizneseve . Gjithashtu do të jetë më e lehtë ta përdorin iPhone edhe njerëzit me aftësi të kufizuara. Mbeshtjella është ndëruar duke përdorur dy lloje sensorësh -capacitive dhe resistive – të cilat përdoren tashmë në shumicën e ekraneve të pajisje të lëvizshme.
Burimi:http://www.dailymail.co.uk
Leave a Reply