Piramidat!

Egjiptianët e lashtë i ndërtonin piramidat, varret, tempujt dhe pallatet me materiale ndërtimi mjaft të qëndrueshme. Megjithë tërmetet, luftërat dhe kapriçot e natyrës, momumentet arkitekturore egjiptiane duken përtej tokës, një atribut për këtë civilizim madhështor.

Ndërtimi i piramidave kërkonte një shkallë të lartë aftësish në fushën e arkitekturës dhe inxhinierisë. 

Mijëra punëtorë prisnin blloqe guri me dalta dhe sharra. Pastaj përdoreshin saja prej druri për t’I tërhequr gurët deri tek piramida. Secili bllok guri peshonte sad y elefantë e gjysmë! Gurët tërhiqeshin nëpër platform të pjerrëta për të arritur tek secili nivel I piramidës. Këto ndërtoheshin me tulla dheu të pjekur. Piramida ngrihej lart e më lart . Kështu që edhe platformat  duhet të bëheshin edhe më të gjata. Sitat tërhiqeshin mbi trarë.

Piramidat e mbaruara ishin të lyera me një shtresë të bardhë të ndezur. Kjo nuk ishte bojë , por gëlqere, e cila mbronte gurët nën të. Muret e brendshëm ndërtoheshin me tulla balte , të cilat kishin konture prej graniti rozë. Dyshemeja ishte e shtruar me gurë të bardhe.