Dizenjuesit e makinave janë njerëzit më kreativë në botë . Me ardhjen e printerit 3D këto dizenjues do të jenë të aftë ta mbarojnë punen shumë më shpejtë se herët e tjera.
The Stratasys kohët e fundit kanë pasur mundësinë të flasin me njerëzit tek Bentley Motors , për mënyrën se si dizenjuesit po përdorin printerat 3D për të revolucianizuar procesin e dizenjimit. Me një mori materialesh , printer Objet500 Connex3D ata kanë mundësinë të prodhojnë pjesë të ndryshme të një makine. Këto modele i ndihmojnë ata që të testojnë dizenjimet e reja para se ato të bejnë prodhimin e plotë të makinës. Sigurisht , përdorimi i printerave 3D nuk është asgjë e re. Gushtine vitit të kaluar dizenjuesit filluan të prodhonin pjesë të ndryshme të Audi. Jay Leno gjithashtu ka prodhuar dhe pjesë të makinave të cilat akoma nuk ishin prodhuar. Më mbresëlënëse se të gjitha këto është se një kompani e quajtur Kor Ecologic po synon që të nxjerrë në rrugë makinën e parë 3D. Ekipi ka marrë në mënyrë të suksesshme një numër të testeve rrugore , dhe shpresohet që kjo makinë të jetë e prodhuar plotësisht vitin tjetër.
Burimi: http://www.webpronews.com
Leave a Reply