“Smart Ring” 300-vjeçare!

Teknologjia e cila mund të “vishet”  mendohet të jetë moda e fundit e botës digjitale.

 Por koncepti nuk është aq i ri sa duket. Potë kthehemi pas në shekullin e 17 , shohim  një “smart ring” e krijuar në Kinë  në kohën e dinastisë Qing  (1644-1911). Unaza është  1.2cm e gjatë dhe 0.7cm e gjerë. Zhusuan, ose ndryshe numëratori i Kinës  ka disa shufra me 7 rruaza në secilën prej tyre. Pavarësisht nga madhësia e saj e vogël , unaza  akoma punon dhe lejon tregtarët të bëjnë ndonjë llogaritje të shpejtë. Origjina e unazës është e panjohur. “Rruazat e saj janë shumë të vogla për të lëvizur duke përdorur gishtat, thotë ChinaCulture.org”. Numëratori i Kinës mendohet të jetë krijuar nga një matematicien i famshëm, Cheng Dawei. Kjo unazë tregon se edhe në atë kohë teknologjia ishte në gjendje mjaft të mirë.

Burimi:http://www.dailymail.co.uk/