Tabletët e Acer!

iconiaa1dec2013_14010321_320x245

Acer ka njoftuar prodhimin e tabletëve të lirë me Android: Iconia B1-720 130 dollarë dhe Iconia A1-830     180 dollarë, dhe që të dy pritet të debutojnë gjatë javës së ardhshme në CES 2014. 

 

Acer Iconia A1-830 vjen më një ekran 7.9inch dhe kushton $180 , me një ekran 1024 × 768. Tableti ka ekran 7.9-inç IPS, ka procesor Intel Atom, dhe premton kohëzgjatje të baterisë deri në 7.5 orë. Vjen me 1GB RAM dhe 16GB hapësirë të brendshme, me hyrje për microSD për zgjerim të hapësirës deri në 32GB.

Acer Iconia B1-720 i ri përmban ekran 7-inç dhe vjen me një çmim shumë të pranueshëm prej 130 dollarësh.Përmban  një procesor me dy bërthama 1.3GHz, 1GB RAM, 16GB hapësirë të brendshme, dhe hyrjen për microSD për zgjerim të hapësirës deri në 32GB. Ekrani përkrah 10-point multitouch ndërsa tableti gjithashtu përmban altoparlantët e përparmë si dhe një kamerë të prapme, por jo edhe të përparme.

Burimi:http://www.webpronews.com