Tavolina Android.

Tavolinat e kafesë janë nga më të ndryshmet, por asnjë si kjo. Ideum dhe 3M kanë bashkuar forcat  për të krijuar një pajisje të mrekullueshme.

Pse të vendosësh kafènë  në një vend pa “jetë” kur mund ta vendosësh atë  në një panel qelqi 46 inç, në të cilin mund të luash dhe të kryesh veprime të ndryshme? Ideum dhe 3M kanë lajmëruar se së shpejti në treg  do të jetë tavolina Android për kafe. Tavolina Android do të jetë e disponueshme në dy përmasa 46 dhe 32 inç, por secila prej tyre do të ketë të njejtat karakteristika:një ekran 1080p, Intel Core i7 CPU, 16GB memorie dhe 500G hard drive. Ajo vjen me Android 4.1 por Ideum do të instalojë më vone Android 4.4. Tavolina Android do të jetë e disponueshme këtë vit me një çmim prej $6,950. Më vonë do të dalë e njëjta pajisje por jo me Android , por me Windows8.

Burimi:http://www.webpronews.com/