Vrima misterioze e Diellit!

NASA ka lëshuar një video mahnitëse që tregon një ‘’vrimë’’ katrore që paraqitet në sipërfaqen diellore. Vrima  paraqitet si një humnerë  e zezë në qendër të Diellit.

Videoja është marrë për dy ditë nga 5-7Maj. NASA ka shpjeguar që ka një arsye të thjeshtë për këtë efekt, që është i njohur si një ‘’vrimë kurorë’’. ‘’Një vrimë kurorë, në formë katrore është një nga karakteristikat më të dukshme në Diellin e kohëve të fundit’’-tha agjencia.

Një vrimë e tillë , ndodh për shkak të kalimit të erës diellore ,nga shpejtësia e lartë, në hapësirë. Për fat të mirë ajo ndodhet shumë thellë në Diell dhe është e pamundur që të prekë Tokën.

Burimi: http://www.dailymail.co.uk/