Konceptet kryesore te matematikes qe duhet te dije nje maturent per provimin e matures shteterore.
1. Të përdorë në zbatime marrëdhëniet e ndërsjella ndërmjet bashkësive N, Z, Q, R;
2. Të gjejë prodhimin kartezian të dy bashkësive, për dy bashkësi të fundme;
3. Të përdorë vetitë e veprimeve me numra realë për gjetjen e vlerës së një shprehjeje numerike (me ose pa kllapa);
4. Të paraqesë me mënyra të ndryshme një interval numerik;
5. Të përdorë në zbatime prerjen dhe bashkimin e dy intervaleve numerike;
6. Të përdorë vetitë e logaritmeve në zbatime të thjeshta;
7. Të logaritmojë një shprehje të thjeshtë ku ka fuqi, herës apo prodhime.
8. Të zbatojë interesin e thjeshtë dhe të përbërë në problema nga jeta reale.
9. Të bëjë shndërrime të thjeshta të polinomeve (mbledhja, shumëzimi, faktorizimi);
10. Të gjejë fuqinë dhe rrënjën e polinomit;
11. Të gjejë vlerat e palejuara të ndryshores në një shprehje algjebrike me një ndryshore;
12. Të kryejë shndërrime të shprehjeve duke përdorur formulat kryesore algjebrike.
13. Të përdorë shndërrime të njëvlershme për të kthyer ekuacionet dhe inekuacionet e fuqisë së parë e të dytë me një ndryshore në trajtat standarde (kanonike);
14. Të përdorë mënyrat grafike, algjebrike, për zgjidhjen e ekuacioneve dhe të inekuacioneve të fuqisë së parë e të dytë me një ndryshore;
15. Të zgjidhë ekuacione dhe inekucione ku ana e majtë është prodhim ose herës dy polinomesh, kurse ana e djathtë zero;
16. Të përdorë mënyrat e përgjithshme për zgjidhjen e ekuacioneve bikuadrate dhe ekuacioneve të thjeshta irracionale me një ndryshore me një rrënjë;
17. Të zgjidhë sistemet e ekuacioneve(inekuacioneve) bikuadrate dhe irracionale;
18. Të studiojë shenjën e binomit të fuqisë së parë e të trinomit të fuqisë së dytë me një ndryshore;
19. Të përdorë studimin e shenjës së trinomit për të zgjidhur inekuacione me anë të majtë në formë prodhimi apo herësi ,
, ku f(x) dhe g(x) janë binomë të fuqisë së parë dhe (ose) trinomë të fuqisë së dytë;
20. Të zgjidhë me mënyra të ndryshme ekuacione eksponenciale të thjeshta, të trajtës au=av apo që sillen në këtë trajtë, duke përdorur vetitë kryesore të fuqive;
21. Të përdorë mënyrat e zgjidhjes së ekuacioneve logaritmike të thjeshta, të trajtës logau=logav ose që sillen në këtë trajtë, duke përdorur vetitë e logaritmeve;
22. Të zgjidhë ekuacionet elementare trigonometrike dhe ekuacione të thjeshta trigonometrike, duke përdorur formulat e mësuara trigonometrike.
23. Të gjejë masën e elementit të kërkuar që nuk matet dot drejtpërdrejt, duke përdorur formulat e trigonometrisë në trekëndësh, teoremat e sinusit e të kosinusit dhe ngjashmërinë e trekëndëshave.
24. Të zbatojë teoremat e Euklidit dhe të Pitagorës në situata problemore;
25. Të përdorë teoremat e sinusit e të kosinusit për njehsimin e syprinave të figurave plane;
26. Të njehsojë largesën ndërmjet dy pikave, gjatësinë e vektorit dhe prodhimin numerik të dy vektorëve, me koordinata të dhëna;
27. Të zbatojë vetitë e prodhimit numerik të dy vektorëve në situata të thjeshta;
28. Të njehsojë me formula syprinën dhe vëllimin e prizmit, paralelepipedit, piramidës, cilindrit dhe konit rrethor të drejtë;
29. Të dallojë këndin dhe harkun trigonometrik në rrethin trigonometrik;
30. Të përdorë formulat trigonometrike për këndet me shumë ose ndryshesë 90°, dhe me shumë 180°;
31. Të zbatojë formulat për sin2α, cos 2α.
32. Të formulojë rastet e kongruencës dhe ngjashmërisë së trekëndëshave;
33. Të shpjegojë pse dy trekëndësha janë kongruentë;
34. Të shpjegojë pse dy trekëndësha janë të ngjashëm;
35. Të përdorë vetitë e trekëndëshit, katërkëndëshit dhe gjashtëkëndëshit të rregullt në situata problemore;
36. Të zgjidhë situata problemore duke përdorur ngjashmërinë dhe kongruencën e trekëndëshave.
37. Të përcaktojë gjendjen e ndërsjellë të drejtëzës dhe planit në hapësirë;
38. Të përcaktojë gjendjen e ndërsjellë të dy drejtëzave në hapësirë;
39. Të përcaktojë gjendjen e ndërsjellë të dy planeve në hapësirë;
40. Të zbatojë në situata problemore kushtin e mjaftueshëm që drejtëza të jetë pingul me planin;
41. Të zbatojë në situata problemore teoremën e tri pinguleve;
42. Të përcaktojë prerjen e drejtë të dyfaqëshit;
43. Të zgjidhë situata të thjeshta problemore me shumëfaqëshit (prizmi, piramida, kubi, kuboidi) dhe trupat e rrumbullakët (cilindri dhe koni rrethor i drejtë).
44. Të shkruajë ekuacionin kanonik të rrethit me qendër (a,b) dhe rreze të dhënë r;
45. Të studiojë vetitë e rrethit (prerja e rrethit me boshtet koordinative, vendndodhja e rrethit, simetritë, forma e rrethit);
46. Të shkruajë ekuacionin e tangjentes ndaj rrethit me qendër O (0;0) në një pikë të tij;
47. Të shkruajë ekuacionin e pingules në një pikë të rrethit me qendër O (0;0);
48. Të zbatojë kushtin që një drejtëz me ekuacion y=kx+t të jetë tangjente me rrethin x2+y2=R2 ;
49. Të shkruajë ekuacionin kanonik të elipsit me qendër O(0;0) dhe boshte që puthiten me boshtet koordinative;
50. Të shkruajë ekuacionin e tangjentes ndaj elipsit me qendër O(0;0) në një pikë të tij;
51. Të zbatojë kushtin që një drejtëz me ekuacion y=kx+t të jetë tangjente me elipsin me qendër në O(0;0);
52. Të shkruajë ekuacionin kanonik të hiperbolës me qendër O(0;0) dhe boshte që puthiten me boshtet koordinative;
53. Të studiojë vetitë e hiperbolës (prerja e hiperbolës me boshtet koordinative, vendndodhja e hiperbolës në planin koordinativ, simetritë, forma e hiperbolës);
54. Të shkruajë ekuacionin e tangjentes ndaj hiperbolës me qendër në O(0;0) në një pikë të saj;
55. Të zbatojë kushtin që një drejtëz me ekuacion y=kx+t të jetë tangjente me hiperbolën me qendër në O(0;0);
56. Të shkruajë ekuacionin y2=bx ose x2=by dhe të studiojë vetitë e parabolës (prerja e parabolës me boshtet koordinative, vendndodhja e parabolës në planin koordinativ, simetritë, forma e parabolës);
57. Të shkruajë ekuacionin e tangjentes ndaj parabolës me kulm në pikën O(0;0) në një pikë të saj;
të zbatojë kushtin që një drejtëz me ekuacion y=kx+ t të jetë tangjente me parabolën y2=bx ose x2=by
58. Të përdorë mënyra të ndryshme të dhënies së funksioneve lineare, përpjesëtimore të zhdrejta, të fuqisë së dytë, si edhe të funksioneve y=ax, y=logax, y= (me tabela, grafikë, formula), duke kaluar sipas rastit nga një mënyrë e dhënies në një tjetër;
59. Të përdorë kuptimet: vlera në një pikë, bashkësia e përcaktimit, bashkësia e vlerave, monotonia;
60. Të njehsojë vlerat e funksioneve eksponenciale, logaritmike në disa pika standarde;
61. Të përshkruajë kuptimin e vargut si funksion numerik me bashkësi përcaktimi N;
62. Të gjejë kufizën e vargut numerik, kur vargu jepet me formulën yn=f(n);
63. Të dallojë progresionin aritmetik dhe progresionin gjeometrik (në vargje të dhëna);
64. Të zbatojë formulat për an dhe Sn në progresionin aritmetik dhe progresionin gjeometrik;
65. Të zgjidhë situata problemore me progresione;
66. Të dallojë nëse funksioni është çift, tek, periodik;
67. Të krahasojë me mënyra algjebrike dhe grafike dy funksione të thjeshta të njohura;
68. Të gjejë përbërjen e dy funksioneve elementare të dhëna me formulë;
69. Të paraqesë me mënyra të ndryshme, sipas situatës konkrete, funksionet elementare: y=x2, y=x3, y=|x| , y=√x , y=1/x; të shpjegojë me mjete algjebrike veti të funksioneve y=x2, y=x3, y=|x|, y=√x, y=1/x dhe të skicojë grafikët e tyre;
70. Të përdorë grafikun e një funksioni f, për të ndërtuar grafikët e funksioneve: -f, |f|;
71. Të përkufizojë në rrethin trigonometrik, funksionet trigonometrike y=sinx, y=cosx, y=tgx.
72. Të zotërojë një kuptim intuitiv të limitit të funksionit nëpërmjet interpretimit gjeometrik dhe me tabelë:
73. Të përdorë kuptimin intuitiv të funksioneve pmm dhe pmv;
74.Të gjejë limitin e formave të pacaktuara (raste të thjeshta);
75. Të gjejë limitin (pa vërtetim) e polinomit dhe të funksionit racional në një pikë të bashkësisë së tij të përcaktimit dhe kur x→±∞;
76. Të zbatojë rregullat (të pranuara pa vërtetim) e kalimit në limit në raste të thjeshta (limiti i shumës, i prodhimit, i herësit të dy funksioneve që kanë limit).
77. Të gjejë limitet e njëanshme të funksionit dhe të tregojë nëse ai ka limit;
78. Të gjejë asimptotat horizontale dhe vertikale të grafikut për funksione të thjeshtë;
79. Të studiojë vazhdueshmërinë e funksioneve elementare;
80. Të gjejë derivatin në një pikë (sipas përkufizimit) të disa funksioneve të thjeshta;
81. Të interpretojë, në shembuj të thjeshtë, lidhjen e vazhdueshmërisë me derivueshmërinë;
82. Të shkruajë ekuacionin e tangentes në një pikë të vijës;
83. Të zbatojë rregullat e derivimit për shumën, ndryshesën, prodhimin, raportin e funksioneve;
84. Të zbatojë rregullat e derivimit të funksioneve elementare. (funksioni konstant, funksioni fuqi, eksponencial, logaritmik, trigonometrike);
85. Të zbatojë derivatin e funksionit të përbërë në raste jo të ndërlikuara;
86. Të njehsojë derivatin e rendit të dytë;
87. Të studiojë monotoninë funksionit me anë të derivatit;
88. Të përcaktojë ekstremumet e funksionit me anë të derivatit;
89. Të studiojë përkulshmërinë e vijës dhe të gjejë pikat e infleksionit;
90. Të gjejë vlerën më të madhe (më të vogël) me anë të derivatit;
91. Të studiojë variacionin e funksionit në raste të thjeshta: ,
,
,
92. Të integrojë duke përdorur tabelën e integraleve themelorë;
93. Të integrojë (në raste të thjeshta) duke përdorur metodën e zëvendësimit;
94. Të integrojë thyesa racionale të formës , ku është një polinom i çfarëdoshëm;
95. Të përdorë në zbatime formulën e Njuton-Laibnicit për njehsimin e integralit të caktuar;
96. Të njehsojë syprinën e figurave plane (të thjeshta) me anë të integralit.
97. Të analizojë një informacion të gatshëm statistikor;
98. Të paraqesë një informacion të dhënë me mënyra të ndryshme statistikore;
99. Të gjejë mesataren aritmetike, mesoren, modën në raste të thjeshta.
100. Të gjejë probabilitetin e ngjarjeve të thjeshta, ngjarjeve të papajtueshme;
102. Të njehsojë probabilitetin e një ngjarjeje nga jeta reale;
103. Të përdorë parimin e mbledhjes dhe të shumëzimit për llogaritjen e mundësive;
104. Të përdorë pemën në ilustrimin e parimit të shumëzimit.