Zbavitini dhe edukojini fëmijët me këto aplikacione

Teknologjia është një nga mjetet më të 
fuqishme për të zhvilluar mendjen. Sot fëmijët janë shumë të dhënë pas 
lojërave 3D dhe përdorimi i mouse-it, tastierës apo ndërfaqes me prekje 
vjen në radhë të dytë për ta.

Me Ultrabook-ët e fundit, të cilët mund të shndërrohen nga tablet në laptop, mund të përdorni lloje të ndryshme aplikacionesh që zhvillojnë dhe testojnë trurin e fëmijëve tuaj, për t’u siguruar që ata marrin maksimumin e teknologjisë. Më poshtë ju paraqesim disa nga aplikacionet dhe lojërat më popullore që pasurojnë trurin e që e kthejnë një Ultrabook në një mjet mësimi dhe argëtimi njëkohësisht.

Free Books – e çfarë ka më tepër edukative se leximi? Për vetëm 0.99 $, ky aplikacion ju jep akses në mbi 23 000 libra që mund t’i shkarkoni dhe t’i lexoni pa paguar më tepër. Libraria përfshin literaturë klasike, libra me imagjinatë, libra fëmijësh etj.

Park Math -fëmijët i adhurojnë kafshët. Ky aplikacion përdor qenër, mace dhe kafshë të tjera me pellush, të animuar, përmes së cilëve mund të zhvillohen njohuritë bazë matematikore.

Zoola – krijesa të tjera me pellush që i ndihmojnë fëmijët të mësojnë gjithçka mbi mbretërinë e kafshëve.

SkyView – çdo fëmijë duhet të ketë mundësi të eksplorojë universin. Përsa kohë kjo është pothuajse e pamundur në realitet, atëherë duhet t’u drejtohemi aplikacioneve që na e mundësojnë virtualisht. SkyView sheh se ku e drejtoni telefonin dhe ju jep informacion në lidhje me yjet dhe planetët në atë pjesë të qiellit. Një aplikacion argëtues, edukativ dhe i mbushur me informacione të botës reale.

Shape Analogies – e ngjashme me ato imazhet që ju kërkojnë të gjeni ndryshimin mes dy fotove, Shape Analogies është një mënyrë mjaft e mirë për fëmijët për të zhvilluar arsyetimin hapësinor dhe aftësitë e observimit.

Crayon Physics – koncepti pas Crayon Physics është aq tërheqës, sa u bën përshtypje edhe të rriturve. Sapo shkarravisni një skenë të caktuar në aplikacion, mbi të aplikohen automatikisht ligjet e fizikës. Fillojnë rrokullisen topa ose ato kërcejnë mbi skenën që keni krijuar, duke u dhënë mundësi fëmijëve të ndërveprojnë me fizikën dhe teknologjinë në të njëjtën kohë. Në këtë mënyrë, mund ta sjellin në realitet imagjinatën e tyre.

Këto janë disa nga të preferuarat e PCWorld, megjithatë ka edhe plot të tjera për t’u zbuluar. (PCWorld Albanian)