Aforizma OSCAR WILDE

Të jetosh është gjëja më e rrallë e kësaj bote; shumica ekzistojnë; kjo është e gjitha.

  1. Mosbindja është vyrtyti fillestar i njeriut. Me mosbindjen dhe rebelimin është arritur përparimi
  2. Një ide ka vlerë vetëm kur mishërohet, pra, kur bëhet figurë.
  3. Gabimeve që kryejmë, ne u vëmë emrin përvojë.
  4. Ai që jep dituri, ja vjedh vetes.
  5. Mund të durohen fatkeqësitë që na shkaktohen nga jashtë; fundi i fundit ato janë aksidente; por, të vuash për fajin tënd, është tortura më e hidhur e jetës.
  6. Ngjarjet madhore janë parë vetëm nga ata që janë ngritur shumë lart shpirtërisht.
  7. S’e formon momenti njeriun, por është njeriu ai që krijon epokën.
  8. Të vetmit njerëz realë janë ato që nuk kanë ekzistuar kurrë
  9. Po të kishte qenë natyra diçka e rehatshme njerëzit nuk do të kishin shpikur Arkitekturën.
  10. Pak sinqeritet është gjë e rrezikshme, shumë- një fatalitet i plotë.
  11. Gjërat e besuara nga shumica janë më shumë të pabesueshme.
  12. Asgjë s’është më reale në jetë sesa fjala.
  13. Të bëhesh spektator i jetës tënde, do të thotë t’u shmangesh vuajtjeve tokësore.
  14. Të jesh i mirë do të thotë të jesh në harmoni me veten, ndërsa të jesh i keq do të thotë të jesh në harmoni me të tjerët.
  15. Drama e pleqërisë nuk rrjedh ngaqë tanimë jemi pleq, por ngaqë kemi qenë të rinj.
  16. Ndërgjegja dhe paburrëria janë vërtet e njejta gjë. Ndërgjegja është emri tallës i vendosmërisë.
  17. Të gjithë njerëzit ndodhen në baltë, por ndonjëri prej tyre sodit yjet.
  18. Ai që kthehet të shohë të kaluarën e vet, nuk meriton të ketë të ardhme.
  19. Kaq i zënë është njeriupër të edukuar të tjerët, sa s’i ka mbetur kohë fare për të edukuar veten.
  20. Në shpirtin e një injoranti ka gjithmonë vend për një ide të madhe.
  21. Ndonjëherë jeta ka treguar se njeriun e famshëm nga i poshtri e ngan një hap, a, ndoshta më pak.
  22. Ne besojmë se zgjidhet problemi i skllavërise duke i mbajtur skllevërit në hare.
  23. Shoqëria ja fal shpesh kriminelit, por kurrë s’ia fal ëndërrimtarit.
  24. Ka diçka më të keqe se padrejtësia dhe kjo është drejtësia pa shpatë në dorë. Kur e drejta s’është forcë, ësht ë e keqe.
  25. Mbrojtësit më tinzarë të skllavërisë janë ata që trajtojnë mirë skllevërit.
  26. Budallejtë, sidomos ato të bërë nga edukimi, janë plot me opinjone, por prej tyre s’kuptojnë asgjë.
  27. Publiku ka një etje të pashuar për të njohur çdo gjë, përveç asaj që meriton të njihet.
  28. Njeriu s’është tamam ai kur flet në vetën e parë. Jepni një maskë dhe do t’ju thotë të vërtetën.
  29. Mungesa e sinqeritetit është thjesht një metodë, me ndihmën e së cilës ne mund të rritim personalitetin tonë.