HISTORIA E NUMRAVE.

Ne jemi mësuar të përdorim të mirat e qytetërimit-automobilin, telefonin. Televizorin si dhe teknika të tjera që e bëjnë jetën tonë më të lehtë dhe interesante. Mijëra shpikje janë dashur për këtë , por më të rëndësishmet ndër  to ishin shpikjet e para , rrota dhe numri .

Pa to nuk do te ekzistonte i tërë qytetërimi ynë i mëdherishërishëm teknikKëto dy shpikje kanë një tipar të përbashkër, as rrota e as numri nuk ekzistojnë në natyrë, por eDHe njëri ehde tjetri janë fryt i veprimtarisë së arsyes njerëzore. Mund të duket se koncepti i numrit duhet të ketë lindur njëkohësisht me aftësinë e të numëruarit, por nuk është aspak kështu.

                                                  IMG_20140518_194938

Është vënë re se deri ne 5 dinë të numerojnë edhe macet edhe derrat, por që të kalohet nga pesë sende te numri pesë duhej bërë një zbulim i madh, dhe ja përse. Pesë qenë apo pesë derra nuk është e njejta gjë si pesë arra. Sepse pesë arra janë shumë pakl; i hengre dhe s’të vajtën as në një dhëmb, kurse dhe pesë derra janë shumë dhe  mjaftojë për të ushqyer  për një kohë të gjatë një familje të madhe. Pesë qen formojnë një tufë, e cila mund të të mbrojë nga kafshët e egra, kurse pesë pleshta në një qen është e vështirë ti dallosh me sy.

Vallë, a mund të krahasohen këto?

Udhëtari i famshëm rusa N.N. Mikluho-Maklai , që kaloi shumë vjet mes indigjenëve në ishujt e oqeanit të Qetë , vuri re disa  se disa fise kishim tri mënyra numërimi: për njerëzit, per kafshët dhe për orenditë , armet dhe sendet e tjera jofrymore. Domethënë , atje në atë kohë nuk ishte shfaqur ende koncepti  i numrit ; ata nuk e kuptonin që tri arra, tri dhi dhe tri fëmijë kanë një veti të përbashkët-sasia e tyre  ëshët e barabartë me tre.

Kështu pra u shfaqën numrat 1,2,3…. me të cilët mund të shprehet  sasia e lopëve në një tufë, e pemëve në kopësht, e flokëve në kokë. Këta numra më vonë morën emrin natyrorë. Mjaft më vonë u shfaq zeroja, me të cilën shënonin mungesën e objekteve të shqyrtuara.

Megjithëatë, këta numra nuk u mjaftonin zejtarëve dhe tregtarëve, sepse lindën probleme të ndarjes në pjesë të Tokës, të trashigimisë dhe të shumë gjërave të tjera. Kështu u shfaqën thyesat dhe rregullat e veprimeve me to. Tani për tregtarët dhe zejtarët numrat ishin të mjaftueshëm, por matematikanët e Greqisë së lashtë, të cilët nuk shprehen me kurrfarë thyese. Ipari numër i tillë ishte gjatësia e diagonales së katrorit brinja e të cilit është e barabartë me një. Kjo i cuditi kaq shumë pitagorianët, saqë ata e mbajtën të fshehtë këtë zbulim për një kohë të gjatë. Numrat e rinj i quajtën irracionalë. Historia e numrit nuk përfundon me kaq.

Matematikanët futën numrat negativë, të cilët ishin shumë të përshtatshëm për zgjidhjen e mjaft problemeve. U vu re , megjithëkëtë, në një varg rastesh lind nevoja  të gjendet një numër, katrori it ë cilit të jetë i barabartë me -1. Ndër numrat e njohur nuk kishte një numër të tillë prandaj atë e shënuan më gërmën i dhe e  quajtën njësh imagjinar.

                                             IMG_20140518_194956

Numrat e përftuar prej shumëzimit të numrave të njohur më parë me njëshin imagjinar, për shembull, 2i ose 3i/4  i quajtën imagjinarë , për ti dalluar nga numrat ekzistues, që zunë ti quanin realë , kurse shumat e numrave realë dhe imagjinarë të tilla si 5i+3, i quajtën numra kompleksë.

Burimi:Enciklopedi fëminore”Befasitë e Matematikës”.