Arti i numërimit është përsosur krahas zhvillimit të njerëzimit. Në atë kohë kur njeriu vetëm mblidhte fruta në pyll dhe gjuante, atij për numërimin i mjaftonin katër fjalë : një ,dy,tri dhe shumë. Pikërisht kështu numërojnë edhe tani disa fise që jetojnë në xhunglat e Amerikës së Jugut.
Megjithëatë, kur njerëzit filluan të merreshin me blegtori dhe bujqësi e kishin të nevojshme të numëronin dhitë në tufë , apo sasinë e shportave me fruta të pjekura(të cilat ishin më shumë se tre) të përgatitura për dimër
U menduan jo pak mënyra numërimi: shënoheshin vija të gdhendura në shkop sipas numrit të objekteve, lidheshin nyje në një litar mblidheshin në një grumbull gurë të vegjël.
Por shkopin me vija të gdhendura nuk e merr me vete, ashtu sic është dhe bezdi ti bartësh edhe gurët, kurse bariut i duhet të dijë mos i është ndarë ndonjë dhi nga tufa. Këtu na vijnë në ndihmë gishtat e duarve, një mjet i shkëlqyeshëm numërimi, të cilat përdoren edhe sot nga nxënësit.Po sikur të kishte më shumë se 10 sende? Natyrisht mund të përdoren edhe gishtat e këmbëve, po pastaj? Nuk mbetej gjë tjetër veçse të mendohej sistemi dhjetor, të cilin e përdorim tani; numërojmë dhjetëshet, kur grumbullohen 10 dhjetëshe ato i quajmë qindëshe, pastaj 10 qindëshe janë një mijëshe.
Prejardhja’’gishtore’’ e sistemit dhjetor vërtetohet prej trajtës së shifrave latine: shifra romake(V) është pëllëmba me gishtin e madh të hapur anash, kurse shifra romake (X) janë dy duar të kryqëzuara. Jo të gjithë popujt ndoqën këtë rrugë, megjithëse përdornin të njëjtit gishtërinj.
Indianët e fisit Maja në Amerikë numëronin me pesëshe: një pesëshe është njësia e rendit pasues, pesë pesëshe është një njësi e re. Është e qartë se ata përdornin vetëm gishtërinjtë e njërës dorë.
Disa fise përdornin vetëm katër gishtat e njërës dorë, megjithëatë, kishin parasysh që çdo gisht përbëhet nga tre falanga , domethënë kishin në pozicion 12 objekte numërimi. Kështu lindi dyzina, e cila 100vjet më parë ishte e përhapur gjerësisht në Evropë, por dalëngadalë ia lëshoi vendin dhjetëshes. Edhe sot e kësaj ditë ne Evropë me dyzina numërojmë kopsat, shamitë e hundevë , vezët dhe shumë sende të tjera që shiten me copë.
Të gjithë e dinë se një mijë mijëshe quhen në milion, por pakkush e di si quhen rendet që vijojnë. Për emertimet e tyre janë pranuar emërtimet latine të numrave. Një mijë milion quhet një bilion ose një miliard. Një mijë miliarda domethënë 1000.000.000.000 bëjnë një trilion, pastaj 1000.000.000.000.000 bëjnë një kuadrilion, më tej kuintilion, sekstiolion, septilion, oktilion, nonilion, decilion. Çdo njësi e rendit pasues përmban një mijë njësi të rendit të mëparshëm.
Të gjithë numrat është e pamundur ti numërosh, përderisa pas çdo numri vjen një tjetër, një njësi më i madh, megjithëatë në jetën e përditshme nuk duhen numra shumë të mëdhenj. Numrat e mëdhenj lindin në astronomi prandaj thonë shpesh ‘’numra astronomikë’’, sepse masat e yjeve dhe largësitë midis tyre Shprehen me të vërtetë me numra të mëdhenj.
Por fizikanët kanë llogaritur se sasia e atomeve – pjesëzave më të vogla të lëndës, në mbarë gjithësinë nuk e kalon numrin që shprehet me një njësh dhe me 100 zero pas. Ky numër ka marrë një emërtim të veçantë-gugo!
Burimi:Enciklopedi fëminore”Befasitë e Matematikës”.
Leave a Reply