–
Posted on 16/07/2013Posted in: ARGETUESE

- Libri është si një çelës për dhomëzat e panjohura brenda kështjellës së vetes sonë.
- Rinia është lumturi, sepse ka mundësi të ketë edhe bukuri. Ai që ka aftësinë të shohë bukurinë, kurrë nuk plaket.
- Unë shkruaj ndryshe nga ajo që mendoj, flas ndryshe nga ajo që mendoj, mendoj ndryshe nga ajo që duhet të mendoj dhe kështu vazhdon deri në errësirën më të thellë.
- Jam i lirë dhe kjo është arsyeja që jam i humbur.
- Shenja e parë që nis të kuptosh është dëshira për të vdekur.
- Jam një kafaz në kërkim të një zogu.
- Të gjitha gjuhet janë një përkthim i keq.
- Kuptimi i jetës është se ajo ndalon.
- Shtigjet janë krijuar nga të ecurit e njerëzve.
- Jam me zinxhirë, mos i prek zinxhirët e mi.
- Në univers ka shumë shpresë … por jo për ne.
- Thonë se injoranca është lumturi, por gabohen.
- Askush nuk mund ta shohë të vërtetën, por mund të jetë e vërteta.
- Njeriu thotë sa më pak gënjeshtra që të jetë e mundur vetëm duke thënë sa më pak gënjeshtra që të jetë e mundur, dhe mos e pasur asnjë mundësi që ta bëjë këtë gjë.
- Frytshmëri është të bësh gjëra që nuk ishe i aftë t’i bëje më parë.
- Vetëkontroll do të thotë të dëshirosh të jesh i frytshëm në një pikë në rrezatim të pafund me ekzistencën time shpirtërore.
- Sa kohë që e ke kafshatën në gojë, atëherë i ke zgjidhur të gjitha problemet e momentit.
- Fillo me çka është e drejtë sesa të fillosh me çka është e pranueshme.
- Vuajtja është elementi pozitiv i kësaj bote, në të vërtetë është e vetmja lidhje midis kësaj botes dhe pozitives.
- Provohu me njerëzimin. Kjo është diçka që e bë dyshuesin të dyshojë, besuesin të besojë.
- Historia e njerëzimit është çasti midis dy hapave të udhëtarit.
- Medimi nga ana e gjarpërit është i nevojshëm. E keqja mund ta bëjë për vete njeriun, por nuk mund të bëhet njeri.
- Fakti që synimi ynë është i matur saktësisht me jetën tonë, na e jep ne përshtypjen se jemi të përjetshëm.
- Shpirti bëhet i lirë vetëm kur ai të pushojë së qeni një mbështetje.
- Ka vetëm dy gjëra. E vërteta dhe gënjeshtrat. E vërteta është e pandashme, gjersa ajo nuk e njeh veten; të gjithë ata që duan ta njohin, vetëm sa gënjejnë.
- Ne të gjithë kemi flatra, por ato nuk na duhen ne për asgjë dhe nëse do të mundnim, do t’i shqyenim.
- Rinia është e lumtur, sepse ajo e ka mundësinë ta shohë të bukurën. Të gjithë ata që janë të aftë ta shohin të bukurën, nuk plaken kurrë.
- Ne jemi mëkatarë jo vetëm se kemi ngrënë Pemën e Dijes, por edhe sepse nuk e kemi ngrënë Pemën e Jetës.
- Njeriu i veprimit i detyruar të mendojë, është i palumtur deri në çastin që ia arrin të dalë nga kjo situatë.
- Një shkallë që nuk konsumohet nga hapat e njerëzve, nisur nga pikëpamja e saj, është vetëm diçka e rëndomtë prej druri.
- Shoqërimi me qenie njerëzore çon në vetëvëzhgim.
- Të besosh në progresin nuk do të thotë të besosh se është bërë ndonjë progres.
- Duke besuar me pasion në diçka që ende nuk ekziston, ne e krijojmë atë. Joekzistuesja është çfarëdo gjëje që ne nuk e kemi dëshiruar mjaftueshëm.
- Duke ia imponuar një përgjegjësi tepër të madhe, për më tepër, të gjithë përgjegjësinë, vetvetes, ti e rrënon vetveten.
- Fatkeqësia e Don Kishotit nuk është përfytyrimi i tij, por Sanço Pançoja.
- Mos u dëshpëro, madje as nga fakti se ti nuk dëshpërohesh.
- Çdo revolucion avullon dhe lë prapa vetëm lëmashkun e një burokracie të re.
- E ligë është çdo gjë dëfryese.
- Nga një pikë e caktuar e lëvizjes përpara nuk ka më kthim prapa. Kjo është pika e cila duhet arritur.
- Zoti t’i jep arrat, por ai nuk t’i thyen ato.
- Ai që kërkon nuk gjen, por ai që nuk kërkon do të gjendet.
- Qielli është memec, ai i bën jehonë vetëm memecërisë.
- Si mund të gjesh kënaqësi në botë nëse nuk e ke atë për strehë?
- Unë nuk i lexoj reklamat. Sepse do ta harxhoja gjithë kohën duke kërkuar gjëra.
- Unë kam ndjesinë e vërtetë të vetes sime vetëm kur jam tej mase i palumtur.
- Dembelia është fillimi i të gjitha veseve, kurora e të gjitha virtuteteve.
- Nëse unë do të jetoj përjetësisht, si do të ekzistoj nesër?
- Nëse do të ishte e mundur të ndërtohet Kulla e Babilonisë pa u ngjitur atje, atëherë do të ishte lejuar ndërtimi i saj.
- Në debate krahasimet janë si këngët në ashuri; ato përshkruajnë shumë, por nuk vërtetojnë asgjë.
- Në luftën midis teje dhe botës, përkrahe botën.
- Në teori ka një mundësi të lumturisë së përkryer: Të besosh në elementin e pashkatërrueshëm brenda dikujt, dhe të mos përplasesh me të.
- Është e rehatshme të mendosh se shpërpjesëtimi i gjërave në botë duket se është vetëm aritmetik.
- Është shpesh më e sigurtë të jesh në zinxhirë se të jesh i lirë.
- Sa tmerrshëm e pakët është njohja e vetes sime, krahasuar me njohjen e dhomës sime.
- Ende pa i thënë gjërat, i bën – kështu vepron njeriu me vlera.
Related
No Comments
Leave a Reply