Instalo WordPress-in në kompiuterin personal duke përdorur WampServer

WampServer të lejon të përdorësh kompiuterin tënd si server lokal. Të lejon të konfigurosh Apache, MySQL dhe PHP në serverin lokal. WampServer është pa pagesë dhe të ndihmon të familjarizohesh me një server, për ta menaxhuar atë. Kështu mund të ndertosh një faqe interneti duke e shfaqur në kompiuterin personal, pastaj mund ta importosh tek faqja që ke në internet.

Duke pasur një web server në kompjuterin tuaj ju mund të testoni punën tuaj offline,  duke e bërë faqen të përshtatshme edhe kur ju nuk keni qasje në internet, por gjithashtu siguron që përmirësimet tuaja nuk do të shkaktojnë të papritura të mëdha kur përditësoni faqen tuaj.

Këtu do të mundohemi që të formojmë një tutorial të shkurtër për instalimin e WordPress në serverin lokal Wamp.

Pikat e këtij tutoriali janë më poshtë:
  1. Instalimi i WampServer
  2. Si të përdorni serverin tuaj lokal  (localhost) web
  3. Instalimi i WordPress-it
  4. Konfigurimi i PHP
  5. Menaxhimi i faqes lokale të internetit
  6. Menaxhimi i bazës së të dhënave MySQL lokal
  7. Sinkronizimi i serverit tuaj lokal me një server tjetër (ku keni të vendosur faqen)  duke përdorur FTP
  8. Sinkronizimi i  MySQL databasës tuaj me një server tjetër duke përdorur MySQL Export / Import

1.Instalimi i WampServer

Fillimisht shkarkoni ëampserverin në këtë adresë: http://www.wampserver.com/en/download.php  Vazhdoni procesin normal të instalimit. Bashkë më të njëkohësisht janë instaluar:

  • Apache 2.2.11 (aplikacion për web server )
  • PHP 5.3.0
  • MySQL 5.1.36
  • phpMyAdmin (një ndërfaqe web e përshtatshme për menaxhimin e databazës tuaj)

Mbas shkarkimit kliko run, prano termat e liqensës.

01

 

 

 

 

 

 

 

02

 

 

 

 

 

 

 

Zgjidh direktorinë e instalimit. Normalja që serveri të ecë mirë është C:\wamp.

03

 

 

 

 

 

 

 

04

 

 

 

 

 

 

 

05

 

 

 

 

 

 

 

Funksioni i Email për të punuar me korrektësi në një mjedis lokal është shpesh i ndërlikuar, kështu që nuk duhet të mbeteni të habitur në qoftë se funksionet e postimeve nuk punojnë!

06

 

 

 

 

 

 

 

 Pas instalimit të suksesshëm,  do të vini re një ikonë të re në taskbarin që ka këtë formë:

07

 

 

 

 

 

 

 

2.Si të përdorni serverin tuaj lokal  (localhost) web

Gjëja e parë që duhet të bëni është të kontrolloni nëse WampServer është instaluar siç duhet. Hapni shfletuesin tuaj web në adresën http://localhost. Nëse WampServer është ndezur dhe është duke punuar si duhet, kërkoni në faqen e parazgjedhur Server Configuration.

08

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Në faqen Configuration Server, ju do të shihni se çfarë extensions janë të instaluar, mjetet themelore për menaxhimin e web server të localhostit tuaj, projektet  ekzistuese, dhe lidhja php MyAdmin (të cilat do ti përdorim më vonë).

Vendosi një emër projektit dhe hap një dosje të re me këtë emër në adresën:

C:\wamp\www\projekt.  Tek dosja projekt (emri i projektit)mund të vendosni një index të thjeshtë për ta provuar.

 3.Instalimi i WordPress-it

Në fillim shkarko wordpress.  Pastaj ekstraktoje tek faqja që ke kriju c:\wamp\www\projekt.

Krijo  WordPress MySQL Database  (databazën e wordpress)

Së pari, duhet të krijoni bazën e të dhënave WordPress  në serverin tuaj. Automatikisht do  të japë një emër prefix (p.sh. db01_wp_mydatabasename). Nëse  keni kontroll të plotë në bazaën e të dhënave MySQL në serverin tuaj, atëherë mos u bëni merak për këtë sepse mund ta ndryshoni më vonë.  Skedarin config.sample.ini riemroje config.ini

Tani keni një bazë të dhënash WordPress në serverin tuaj, emri i bazës së të dhënave WordPress do të ketë të njejtin emër. Në vend që të merremi me command line, do të përdorim phpMyAdmin, e cila është një GUI që  ju ndihmon për të menaxhuar bazat e të dhënave MySQL-së tuaj.

Hapni përsëri  http://localhost dhe pastaj kliko mbi link phpMyAdmin drejt pjesën e poshtme të ekranit Configuration Server, nën Your Alias.

Krijojmë një bazë të dhënash të re me të njëjtin emër si tek setup tuaj (kur do të instalosh wordpress). Këtu është quajtur  wordpress , por është e kësillueshme të përdoret një emër tjetër që të zvogëlohen shancet për sulme të mundëshme ndaj faqes.

10

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Tani hapni  http://localhost/projekt dhe ndiqni hapat për të instaluar WordPress.

Kur të jeni në ekranin e bazës së të dhënave, do të vendosim emrin e databazës MySQL që kemi krijuar, si user name vendosim root, fushën e fjalëkalimit e lëmë bosh. Do të veprojmë në këtë mënyrë sepse akoma nuk kemi vendosur ndonjë përdorues  në MySQL database tonë localhost.

11

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Nëse baza e të dhënave është krijuar me sukses, do të jeni në gjendje për të vazhduar instalimin. Kliko Run Install për të instaluar WordPress në web serverin tuaj lokal.

12

 

 

 

 

 

Nëse çdo gjë shkon sipas planit, ju do të shihni Sukses! në ekran. Excellent, çdo gjë është në rregull deri tani për WordPress.

13

 

 

 

 

 

 

 

 

Për të konfirmuar se WordPress është instaluar me sukses në web server tuaj, kontrolloni nëse tabelat e bazës së të dhënave janë të pranishëme në  database-n e WordPress tuaj duke shkuar prapa tek phpMyAdmin.

14

 

 

 

 

 

 

 

 

 

4.Konfigurimi i PHP

Që faqja jonë localhost server të jetë 100% kompartibël  me serverin tonë të zhvillimit të internetit, duhet të sigurohemi që PHP jonë config (php.ini) është i njëjtë si në server. Kjo është një praktikë e mirë për të siguruar funksionimin e asaj që kemi instaluar në përputhje me dosjet tona në webserver.

Nëse nuk keni qasje në dosjen php.ini (e cila është tipike në shared hosting), mund të krijoni një skedar PHP në serverin tuaj web që ka funksionin PHP mëposhtme në të:

<?php
phpinfo();
?>

Kur të hapni këtë skedë në web shfletuesin tuaj, do të paraqitet  informacioni në lidhje me cilësimet e konfigurimit PHP në hostin tuaj web.

15(versioni i PHP tani është 5.4.0)

 

 

 

 

 

 

Kjo është pak e lodhshme, por  duhet të jeni të sigurtë se cilësimet përputhen. Jo çdo gjë duhet të përputhet saktësisht në shumicën e rasteve, kjo është e nevojshme për të bërë të sigurt se safe_mode është vendosur, magic_quotes_gpc është vendosur dhe të  shikojë versionin e PHP.

Shënim: Nëse keni një version të ndryshëm PHP në serverin tuaj, duhet të instaloni këtë version në WampServer sepse nuk do të jetë në gjendje për të rinovuar versionin PHP host të web-it tuaj. Rekomandohet që të përdorni PHP 5 (versioni i fundit), në qoftë se webhost tuaj ka  PHP 4 (ose më pak) dhe nuk kemi mundësi për PHP 5 – duhet të kalojmë tek një host tjetër.

5.Menaxhimi i faqes lokale të internetit

Disa detyra të zakonshme që  duhet të kryeni për të rregulluar web serverin lokal.

Aktivizo Apache’s mod_rewrite

Përdorni URL (i.e. http://localhost/projekt/blog-post instead ose http://localhost/projekt/?p=132) për të mundësuar Apache’s mod_rewrite.

Për të aktivizuar Apache’s mod_rewrite klikoni në ikonën në WampServer, mbi taskbar Apache dhe pastaj modulet Apache. Gjej rewrite_module në listë dhe klikoni atë. Do të duhet të  klikojmë Restart all services për të filluar përdorimin mod_rewrite.

16

 

 

 

 

 

 

 

 

 

6.Menaxhimi i bazës së të dhënave MySQL lokal

Krijimi i përdoruesve të rinj MySQL

Për të bërë gjithçka më të lehtë, krijojmë një përdorues MySQL me detaje të njëjta si përdoruesi ëWordPress në server. Shkojmë tek http://localhost/phpmyadmin përsëri dhe klikojmë mbi WordPress database tuaj për të kryer veprimin (keni vetëm një bazë të dhënash kështu që kjo duhet të jetë e lehtë).

Vazhdo duke klikuar mbi tabin Privilegjeve në krye të ekranit, dhe pastaj kliko Shto një përdorues të ri.

17

 

 

 

 

 

 

I japim përdoruesit të ri të njëjtin emër dhe fjalëkalim si përdorues i My Live MySQL. Gjithashtu vendos përdoruesin e krijuar  për çdo host. Vendosi për të gjitha privilegjet në pjesën e poshtme të tabelës. Megjithatë, zakonihsht në një server, duhet minimizuar shumica e privilegjeve për përdoruesit e MySQL tuaj për të përmirësuar sigurinë.

18

 

 

 

 

 

 

 

 
 
 
Konfiguro wordpress-in e instaluar në përputhje me serverin

Redaktojnë në WordPress-in  tonë  skedarin config (wp-config.php) në përputhje me detajet e reja të bazës së të dhënave. Për faqet e tjera të internetit që nuk janë në përdorim të WordPress, procesi do të jetë  i njëjtë.

19

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Ka qenë një proces i gjatë Setup deri tani, por tani keni  një website lokale që ka konfigurimin e njëjtë me serverin tuaj.

Nëse doni të shtoni një tjetër faqe interneti, do të krijoni një dosje në  c:\ wamp\www.

7.Sinkronizimi i serverit tuaj lokale me një server tjetër (ku keni të vendosur faqen)  duke përdorur FTP

Sinkronizimi i skedarve të internetit është mjaft e lehtë. Vendosni parametrat e njejtë si faqen tuaj te internetit live, FTP është opsioni më i mirë. Vendosen lidhjet e drejtëpërdrejta të skedarëve dhe të dosjeve.

8.Synkronizimi i  MySQL databasës tuaj me një server tjetër duke përdorur MySQL Export / Import

Për bazën e të dhënave, kemi disa opsione. Mundësia më e lehtë është që të përdorim vetëm phpMyAdmin dhe eksportimin e bazës së të dhënave tuaja në një skedar ZIP ose një skedar SQL, pastaj ta importojmë atë në serverin tuaj.

Për këtë, në fillim shfletojmë http://localhost/phpmyadmin në databazën e WordPress-it. Në mennë kryesore (lart), klikojmë Export tab.

Në ekran të Eksporteve, kemi disa opcione. Në krye të ekranit, do të shihim seksionin e eksportit. Këtu do të zgjedhim çfarë duam të eksportojmë. Krahas këtij seksioni është seksioni Options. E veqanta është se që phpMyAdmin ka të gjitha parametrat e nevojshme të përcaktuara nga default.

20

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Zona kryesore është ajo shikojmë në opsionet e të dhënave. Nëse duam që dhënat në bazën e të dhënave lokale të importohen në server live, atëherë shënoni  kutinë përkatëse. Në të kundërt do të krijohet vetëm një skedar bosh.

Të  dhënat mund të eksportohen vetëm njëherë pastaj është e këshillueshme që të bëhen vetëm përditësimet në mënyrë që të dhënat të mos rishkruhen apo të kthehen të dhënat e fshira.

Një rregull i mirë është që të dhënat e faqes së internetit të përsëriten në faqen lokale të internetit. Por dërgo vetëm strukturat e ndryshuara së fundmi. Gjithashtu beji bekap bazës së të dhënave para ndryshimit.

Importimi bazës së të dhënave MySQL

Për të importuar të dhënat e faqes , hyjmë në phpMyAdmin dhe zgjidhim bazën e të dhënave që duam. Në menunë në krye në krah të eksportit është lidhja Import.  Para se të bëjmë  ndonjë gjë,  duhet të bëjmë backup database së parë!

Importimi është një proces shumë i thjeshtë. Shfletojmë skedarin që e kemi diku në kompiter (ruajtur nga eksporti). Sigurohemi për pjesën që duam të importojmë. Duhet të jemi të kujdesshëm në rastet kur kemi databasa shumë të mëdhaja për ndonjë pjesë timeout. Klikoni butonin dhe do të vendosen në pjesën e poshtme të ekranit.

21

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Nëse gjthqka shkon mirë ju keni përditësuar bazën e të dhënave. Në të kundërt keni backup-in që keni krijuar për siguri.

Në fund

Pa marrë parasysh se çfarë janë nevojat tuaja, ngritja e një web server localhost është një masë e dobishme dhe të sigurt që duhet marrë.

Merrni kohë për të krijuar mjedisin tuaj të zhvillimit dhe bëje këtë pjesë të procesit të zhvillimit tuaj web. Nëse e bëni, ju kurrë nuk do të keni atë moment ku tragjikisht, të dhënat në faqen live janë humbur apo një faqe interneti është rrëzuar për orë / ditë për shkak të një zhvillimi të gabuar në një faqe interneti live.  (www.irgud.com)

Good Luck